Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Drejtoria për Financimin, Kontraktimin dhe Zbatimin e Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Malit të Zi publikoi më 16 shtator 2025 Thirrjen e Parë për Propozime (CfP) në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027.
Shuma totale indikative e fondeve të disponueshme në kuadër të kësaj thirrjeje është 7,480,000.00 EUR dhe mbulon prioritetet tematike të mëposhtme:
- Prioriteti Tematik 2 (TP2): Mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve;
- Prioriteti Tematik 5 (TP5): Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore.
Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi vizitoni këtë link.
Gjithashtu, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin hapës (kick-off) dhe sesionet informuese që do të organizohen nga Strukturat Drejtuese të Programit dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik me rastin e publikimit të Thirrjes së Parë për Propozime në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027.
Aktiviteti hapës dhe sesioni i parë informues (Mal i Zi)
- Kryeqyteti Podgorica
- 2 tetor 2025
- Salla Multimediale e Qendrës Universitare Sportive dhe Kulturore
- Adresa: Studentska L2, Podgoricë, Mali i Zi
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në aktivitetin që do të organizohet në Podgoricë, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj duke dërguar formularin e regjistrimit në adresën nikola.djonovic@jts-mne-alb-mne-kos.org, jo më vonë se e hënë, 29 shtator 2025, ora 14:00.
Sesioni i dytë informues (Mal i Zi)
- Komuna e Tivarit
- 3 tetor 2025
- Europe House Bar
- Adresa: Bulevar 24. Novembar, Tivar, Mali i Zi
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në sesionin informues në Tivar, ju lutemi dërgoni formularin e plotësuar të regjistrimit në adresën nikola.djonovic@jts-mne-alb-mne-kos.org, jo më vonë se e martë, 30 shtator 2025, ora 15:00.
Sesioni i tretë informues (Shqipëri)
- Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës
- 14 tetor 2025
- Salla e Konferencave
- Adresa: Rruga Jeronim De Rada, Shkodër, Shqipëri
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në aktivitetin në Shkodër, ju lutemi dërgoni formularin e regjistrimit në adresën nersada.mandija@saspac.gov.al, jo më vonë se e enjte, 9 tetor 2025, ora 14:00.
Sesioni i katërt informues (Shqipëri)
- Bashkia Kurbin (Laç)
- 15 tetor 2025
- Ambientet e Bashkisë Kurbin
- Adresa: Rruga Laç-Milot Nr. 138, 4701, Laç, Shqipëri
Klikoni këtu për të shkarkuar agjendën e aktivitetit.
Nëse dëshironi të merrni pjesë në sesionin informues në Kurbin, ju lutemi dërgoni formularin e plotësuar të regjistrimit në adresën nersada.mandija@saspac.gov.al, jo më vonë se e premte, 10 tetor 2025, ora 14:00.

