U mbajt takimi dypalësh i Strukturave Menaxhuese të Programit Mali i Zi – Shqipëri

21 scaled

Më 16 shtator 2026, në Podgoricë u mbajt takimi dypalësh i Strukturave Menaxhuese të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri 2021–2027.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e rakordimit financiar të Granteve të Asistencës Teknike, kontraktimit e projekteve në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-Propozime, si dhe aktivitetet e ardhshme të Programit. Gjithashtu, u diskutua mbi raportin përfundimtar të Grantit të Asistencës Teknike dhe statusin e zbatimit të projekteve të financuara në kuadër të IPA II.

Takimi kontribuoi në forcimin e mëtejshëm të koordinimit ndërmjet institucioneve partnere dhe planifikimin e përbashkët të hapave të ardhshëm në zbatimin e Programit.

Comments are disabled