Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financa, Kontraktim dhe Zbatim të Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU) dhe Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës së Republikës së Shqipërisë (SASPAC), ka organizuar trajnime treditore mbi menaxhimin e ciklit të projektit për aplikantët e mundshëm nga zona e pranueshme e programit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2024, si pjesë e aktiviteteve përgatitore para publikimit të Thirrjes së Parë në kuadër të IPA III Programit BNK Mal i Zi-Shqipëri, janë organizuar tre trajnime për hartimin e projekt propozimeve në përputhje me rregullat e BE-së. Gjegjësisht, dy trajnime për menaxhimin e ciklit të projektit janë dedikuar vetëm për autoritetet lokale dhe janë mbajtur në Kolashin në periudhën 11 – 13 nëntor për komunat nga Mali i Zi, ndërsa për autoritetet locale dhe rajonale nga Shqipëria janë mbajtur në Shkodër në periudhën 18 – 20 dhjetor të vitit 2024.

Një trajnim i mbajtur në periudhën 27 – 29 nëntor në Ulqin iu është dedikuar aplikantëve të tjerë potencial nga Mali i Zi, kurse trajnimi për aplikantë të tjerë potencial nga Shqipëria është planifikuar për muajin shkurt të vitit 2025.


