Aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve për aplikantët potencialë brenda IPA III Mali i Zi – Shqipëria

Capacity building activities 1

Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtorinë për Financimin, Kontraktim dhe Zbatimin e Fondeve të Ndihmës së BE-së (CFCU) dhe Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës së Republikës së Shqipërisë (SASPAC), organizuan trajnime tre-ditore mbi menaxhimin e ciklit të projektit për aplikantët potencialë nga zona e Programit të pranueshëm të Shqipërisë.

Capacity-building-activities-1

Gjatë muajit shkurt të vitit 2025, si pjesë e aktiviteteve përgatitore para publikimit të Thirrjes së Parë për Projekt-propozime brenda Programit IPA III BNK Mali i Zi – Shqipëri, u organizua një trajnim mbi hartimin e propozimeve të projektit në përputhje me rregullat e BE-së. Konkretisht, trajnimi iu dedikua aplikantëve të tjerë potencialë përveç autoriteteve lokale dhe rajonale nga Shqipëria dhe u mbajt në periudhën 3-5 shkurt të vitit 2025 në Shëngjin.

Comments are disabled