Themelimi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) për Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitarë Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë për vitet 2014 – 2020 me seli në Podgoricë është dëshmuar të jetë mbështetja e rëndësishme në zbatimin e këtyre programeve bilaterale, u tha në takimin e punës më Ministrin e Çështjeve Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe bashkëpunëtorët e tij me Udhëheqësen e SPT-së, Sanja Todoroviq dhe stafin e saj.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që një numër i aktiviteteve të SPT-së, duke përfshirë sesionet informuese, trajnimet dhe forumet e kërkimit të partnerëve i kanë forcuar ndjeshëm kapacitetet e përfitueseve dhe të aplikuesve potencial, duke kontribuar kështu në mënyrë efikase më shumë në tërheqjen e fondeve që janë në dispozicion dhe në përgatitjen e projekteve më cilësore.
Ministri Pejović shprehu knaqësin e tij me mbështetjen në zbatimin e sukseshem të të dy programeve bilaterale përmes secilave pëfituesit kanë fonde në dispozicion në shumën prej rreth 5 milion eurove brenda thirrjes së parë së projekt propozimeve. “Puna e përbashkët e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ministrisë së Financave dhe SPT-së u ka mundësuar këtyre programeve të jenë më të avancuarat në rajon”, tha ministri Pejović. Ai shprehu shpresën se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë projekte cilësore në fushën e punësimit, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës së programit.
Udhëheqësja e SPT-së, Sanja Todoroviq, ka përktujtuar që kjo strukturë është themeuar në Janar të 2016 dhe se është Sekretariati i parë për bashkëpunime bilaterale në rajon. Prej se Malit të Zi i është besuar të menaxhojë në mënyrë indirekte fondet e BE-së në kuadër të këtyre dy programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, funksioni i Sekretariatit imponon veprime më të përgjegjshme në drejtim të bashkëpunimit më intensiv me përfituesit e projektit nga të treja vendet, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të procesit të realizimit të aktiviteteve të parashikuara.