Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit të fondeve të asistencës së BE e Ministrisë së Financave të Malit të Zi, publikoj sot Thirrjen e parë për projekt-propozime për IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të promovojë/forcojë marrëdhëniet e mira ndërkufitare dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet valorizimit të potencialeve turistike dhe një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisor të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.
Shuma totale në dispoziocion të kësaj thirrje është 2,89 milion euro (kontributi i BE).
Kjo thirrje është e hapur për prioritetet tematike në vijim:
PT1: Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashigimisë natyrore;
PT2: Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;
PT3: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit;
Afati i fundit për dorëzimin e Koncept Notave është data 13 Shtator 2016.
Për më shumë informacione klikoni këtu.