Me 4 Gusht u organizua simpoziumi akademik, në kuadër të projektit, “Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit”. Ky simpozium u mbajt në Hotel Berane dhe bëri bashkë ekspertë të arkeologjisë, historisë dhe të fushave tjera të lidhura me to.
Violeta Foliq nga Muzeu Polimje i Malit të Zi informoi pjesëmarrësit se ky muze është i vetmi institucion në veri të Malit të Zi që është i çertifikuar për gërmime arkeologjike.
Ajo deklaroi që gjatë projektit, përveç lidhjeve profesionale dhe përmirësimit të bashkpunimit, ata krijuan edhe lidhje miqësore të vlerësuara si të rëndësishme për suksesin e projektit. “Kjo garanton vazhdimin e bashkpunimit në të ardhmen kurdo që ketë mundësi” tha ajo.
Në emër të Dioqezës Budimlje dhe Niksiç, Kryepeshkopi Konstantin Dojiq foli për rëndësinë e projektit dhe informoi pjesëmarrësit për dy vendet, njëri në Berane dhe tjetri në Shkodër, ku janë bërë gërmime arkeologjike, të cilët janë ruajtur, mbrojtur, promovuar, dhe pajisur me sinjalistikë dhe do të integrohen në ofertën lokale turistike.
Holta Koci, nga organizata shqipëtare Community Assist tha që është shumë e rëndësishme që trashigimija kulturore të prezantohet siç duhet, sidomos tek të rinjtë. Përveç faktit që ekspertët paten mundësi të bashkpunojnë ngushtë me njëri tjetrin, ky projekt mundësoi edhe informimin më të mirë të qytetarëve. Ajo theksoi se është shumë e nevojshme të punohet për promovimin e këtyre vlerave dhe vendeve.
Nga pjesëmarrësit u theksua që trashigimia kulturore e mbi dy mijëvjeçarëve të Kristianizmit në rajon, përfaqson një burim turistik të rëndësishëm dhe që trashigimia kulturore e përbashkët e dy vendeve duhet ushqyer, promovuar dhe përdorur.