Me 9 dhjetor të vitit 2021, Muzeu i Polimjess mikëpriti konferencën përmbyllëse të projektit “Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit”. Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë në zhvillimin e turizmit nëpërmjet promovimit dhe valorizimit të përbashkët të trashigimisë arkeologjike dhe kulturore të zonës kufitare, ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Me 9 dhjetor të vitit 2021, Muzeu i Polimjess mikëpriti konferencën përmbyllëse të projektit “Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit”. Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë në zhvillimin e turizmit nëpërmjet promovimit dhe valorizimit të përbashkët të trashigimisë arkeologjike dhe kulturore të zonës kufitare, ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Drejtuesja e Muzeut të Polimjes Violeta Foliq deklaroi se, rezultatet e arritura janë përtej pritshmërive të tyre. Ajo theksoi se, vendi i gërmimeve është shumë i veçantë dhe që, në Berane u zbulua një Bazilikë me aneks, si dhe një ndërtesë ndihmëse me dy mure. Ajo falenderoi Konstantin Dojiq nga dioqeza e Budimlse dhe Nikshiqit, partnerët nga Shqipëria, banorët e fshatit Rzanica dhe komunes së Beranes për bashkpunimin e tyre të rëndësishëm në projekt.
Nënkryetari i komunes së Beranes, Darko Stojanoviq, falenderoi partnerët e projektit për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve. Ai shtoi se, bashkëpunimi me partnerët shqipëtarë është në nivel të lartë dhe se ai pret që, nga të tillë projekte të shtohen përfitimet e qytetarëve dhe të sektorit të kulturës.
Z. Dojiq theksoi rëndësinë e programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë dhe se ky ishte projekti i katërt që Dioqeza e Budimlse dhe Nikshiqit po zbatonte. Ai shtoi se, me Muzeun e Polimjes kanë një bashkpunim të gjërë dhe se rezultatet e projektit janë të jashtëzakonshme.
Holta Koçi, nga organizata Albania Community Assist, falenderoi kolegët e saj nga Muzeu i Polimjes për mikëpritjen dhe bashkëpunimin dhe deklaroi se, gjatë zbatimit të projektit ka patur edhe sfida që u tejkaluan nga bashkëpunimi i ngushtë, duke mundësuar kështu përfundimin e të giithë aktiviteteve. Ajo shtoi se, bashkpunimi ndërmjet partnerëve do të vazhdojë dhe se shpreson që të zhvillohen më shumë projekte për shkëmbimet studentore.
Pjesëmarrësit u përshëndetën edhe nga Predrag Lutovac, arkeolog tek Muzeu i Polimjes. Ai tha se, Muzeu i Polimjes ishte i pari që regjistronte të gjitha sitet arkeologjike, dhe në bazë të përmbajtjes, kanë zgjedhur lokakionin për gërmime, duke mundësuar plotësimin e koleksionit në muze. Ai gjithashtu shtoi se, ky do jetë një bashkëpunim afatgjatë që nuk do ndërpritet, por do vazhdojë në kohë me aktivitete të ndryshme, me dëshirën për të vazhduar shkëmbimet me miqtë shqipëtarë dhe për të vizituar përsëri rajonin e Shkodrës dhe anasjelltas.
Gjatë projektit, dy site arkeologjike në Mal të Zi dhe Shqipëri, Tumbarice Kastrum afër Beranes dhe Bazilika Kristiane Hot në Kastrat, u gërmuan, ruajtën, mbrojtën, promovuan dhe pajisen me sinjalistikë dhe u integruan në ofertat turistike lokale.