Nëpërmjet projektit “Turizmi miqësor për fëmijët në rajonin ndërkufitar”, Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid (ADP-Zid) në partneritet me organizatën “Fëmijët Sot” (QFS) nga Shqipëria, do të përpiqet të lehtësojë ndërlidhjen e përfaqësuesve të industrisë së turizmit dhe OJF-ve me qëllim të zhvillimit të një oferte turistike në zonën ndërkufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë përmes promovimit dhe zhvillimit të një produkti të përbashkët turistik bazuar në një koncept të përshtatshëm për fëmijët dhe në bashkëpunim ndërsektorial. Projekti ka filluar relaizimin në maj të vitit 2018 dhe do të zbatohet deri në maj të vitit 2020.
Me këtë qëllim, moduli i parë i trajnimit u realizua në periudhën nga 13 deri më 15 mars të vitit 2019, në Hotel Princess në Tivar, me qëllim të kontribuimit në rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të përfaqësuesve të industrisë së turizmit, organizatave jofitimprurëse si dhe organizatës së shoqërisë civile nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Përmes modulit të parë të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të përmirësojnë njohuritë rreth karakteristikave të turizmit të fëmijëve, potencialin e tregut të turizmit miqësor për fëmijët, standardet dhe kërkesat e tregut.
Për më shumë informacion kliko këtu.