Në vazhdimin e projektit ” Turizmi miqësor për fëmijët në rajonin ndërkufitar “, zbatuar nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid (ADP-Zid) në bashkëpunim me organizatën “Fëmijët Sot” (QFS) nga Shqipëria, ka mbajtur modulin e dytë e trajnimit në periudhen 27 deri me 29 mars të vitit 2019, në hotel Europa, Shkodër (Shqipëri), në mënyrë që të kontribuojë rritjes së bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të përfaqësuesve të industrisë së turizmit, organizatat jo-fitimprurëse dhe të shoqërisë civile nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Nepërmejt diskutimit dhe pjesëmarrjes aktive, përfaqësuesit e organizatave turistike, komunave, parqeve kombëtare, si dhe të sektorit civil bashkëbiseduan mbi atë çfarë është e nevojshme për zhvillimin e produkteve në lidhje me karaktersitsikat e një destinacioni; si turizmi dhe aktorët lokalë mund të mbështesin zhvillimin e produktit; cilat janë shembuj të praktikës së mirë nga BE-ja; si dhe mënyra për të zhvilluar një produkt /bashkëpunim ndërkufitar në fushat që mbulon projekti. Gjatë modulit të dytë të trajnimit, pjesëmarrësit kanë punuar në zhvillimin e zonave të tregut dhe zhvillimin e „Child friendly“ Brednit si një produkti turistik.
Për më shumë informacion kliko këtu.