Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane të Malit të Zi, Ministrinë e Financave në Mal të Zi – Drejtorinë për Finacimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së (CFCU) dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka organizuar dy trajnime treditore mbi ciklin e menaxhimit të projekteve, si pjesë e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të aplikuesve potencial para shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozimeve në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014 – 2020.
Në periudhën nga 20 deri me 22 Qershor 2018, trajnimi mbi ciklin e menaxhimit të projekteve është mbajtur në Berane, Mal të Zi, kurse nga data 27 deri me 29 Qershor 2018, trajnimi është mbajtur në Lezhë, Shqipëri. Gjithësej në trajnim në mënyrë aktive morën pjesë 34 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin institucionet, komunat dhe OJQ-të nga zona e programit.
Brenda këtyre trajnimeve treditore të mbajtura në Berane dhe Lezhë, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë lidhur me bazat themelore mbi ciklin e menaxhimit të projekteve përmes punës praktike, shembujve, diskutimit në grupe, si dhe përmes pyetjeve dhe përgjigjeve. Po ashtu, përmes ushtrimeve në grup, pjesëmarrësit janë trajnuar në hartimin e formës së kornizës logjike dhë në përdorimin e atyre informatave gjatë plotësimit të pjesëve të caktuara në formën e aplikimit.
Trajnimet e ofruara janë pjesë e mbështetjes teknike të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi- Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë të financuar nga Bashkimi Europian.