Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi shpall thirrjen për shprehjen e interesit për vlerësimin e projekt propozimeve të dorëzuara në kuadër të Thirrjeve për Propozime në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2021-2027, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III).
Kandidatët e mundshëm duhet të plotësojnë kriteret minimale të mëposhtme:
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë universitare (minimum 240 ECTS);
- Njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze (Ju lutemi të keni parasysh se njohuritë e gjuhës angleze do të testohen);
- Të ketë njohuri IT të mjaftueshme për të kryer vlerësimin;
Përvoja e përgjithshme profesionale:
- Së paku 6 (gjashtë) vjet përvojë në punë të përgjithshme pas marrjes së diplomës universitare;
Përvoja specifike profesionale:
- Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune përkatëse në lidhje me një ose më shumë nga sektorët e mëposhtëm: Punësimi, lëvizshmëria krahut/ofertës së punës dhe përfshirja sociale dhe kulturore përtej kufijve; Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut; Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore.
- Së paku 2 (dy) vjet përvojë pune përkatëse në lidhje me menaxhimin, zbatimin, mbikëqyrjen ose hartimin e programeve dhe/ose projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
- Përvojë paraprake në vlerësimin e projekt-propozimeve në kuadër të programeve kombëtare, evropiane ose ndërkombëtare të financimit si dhe në kuadër të programeve të menaxhuara drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian;
- Njohja e mirë e legjislacionit kombëtar të njërit prej vendeve përfituese të IPA-s pjesëmarrës në programin BNK (Mali i Zi, Shqipëria ose Kosova) të fushës së ekspertizës profesionale do të konsiderohet si përparësi;
- Njohja e gjuhëve lokale do të konsiderohet përparësi.
Objektivi i kësaj thirrje për shprehje interesi është krijimi i një liste të kandidatëve të interesuar.
Pasi të hartohet lista, Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi mund të përzgjedhë dhe të ftojë kandidatë të kualifikuar për të marrë pjesë në intervistë. Kushtet për pjesëmarrjen dhe përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm përcaktohen në “Termat e Referencës për vlerësuesit”.
Termat e referencës janë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi: https://www.gov.me/mep, http://www.eu.me, Ministrisë së Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financim dhe Kontraktimi i Fondeve të Ndihmës së BE-së: https://www.gov.me/mif/eu-fondovi, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës së Republikës së Shqipërisë (SASPAC) dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së Republikës së Kosovës: https://mapl.rks-gov.net.
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në thirrjen për vlerësimin e projekt propozimeve, ju lutemi dërgoni një email në adresën e mëposhtme: nada.pejovic@mep.gov.me me dokumentet e mëposhtme të bashkëngjitura:
– Letër motivuese (Letër interesi për pjesëmarrje),
– Shtojca A (Formulari i aplikimit), dhe
– Shtojca C (CV në formatin e përcaktuar në gjuhën angleze).
Ju lutemi, në dokumentin e formularit të aplikimit dhe në letrën motivuese duhet të tregohen qartë Programi ose Programet BNK-së, si dhe prioriteti/et tematike për të cilat aplikon eksperti.
Kur të dërgoni email, ju lutemi shkruani referencën e mëposhtme në rreshtin e temës: Assessor for evaluation of project proposals within the CBC Programmes Montenegro – Albania and Montenegro – Kosovo.
Në listë do të përfshihen të gjithë të interesuarit që kanë dorëzuar të dhënat e lartpërmendura deri në orën 15:00 CET deri më 04/11/2024.
N.B. Përfshirja në listë nuk e detyron Ministrisë e Çështjeve Evropiane të ftojë kandidatin e mundshëm për të marrë pjesë në intervistë.
Shtojcat:
Shtojca A (Formulari i aplikimit)
Shtojca B (Termat e Referencës për vlerësuesit)