Takimi i Shtatë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt me 31 Janar të vitit 2019 në Budvë, Mal i Zi. Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyrës për integrime evropiane të Malit të Zi, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosoves, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe të Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi–Kosovë 2014 – 2020.
Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin dhe mbi aktivitetet e ardhshme gjatë pjesës së parë të vitit 2019 në kuadër të IPA Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020. Antarët e Komitetit të Përbashkët të Projektit, kanë diskutuar mbi planifikimin dhe kornizën kohore lidhur me hapjen e thirrjes së dytë për projekt-propozime në kuadër të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe aktivitetet e ardhshme në Programin Mali i Zi–Kosovë. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua cilësia e aktiviteteve të zbatuara dhe rezultateve të projektit.