Takimi i nëntë i Komitetit të Përbashkët të Projektit u mbajt më 12 nëntor në Ulqin, Mali i Zi. Takimi u organizua për të diskutuar zbatimin e mëtutjeshëm dhe aktivitetet e ardhshme në kuadër të IPA CBC Programet Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. Për më tepër, anëtarët e Komitetit Drejtues të Projektit vlerësuan cilësinë e aktiviteteve të zbatuara dhe rezultatet e projektit gjatë vitit 2019. Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e Zyrës për integrime evropiane të Malit të Zi, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Ministrisë së Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së (CFCU), Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosoves, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe të Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi–Kosovë 2014 – 2020.
Fokusi kryesor i këtij takimi ishte miratimi i Raportit Përfundimtar Narrativ të Kontratës së Shërbimit të Asistences Teknike, diskutimi mbi sistemin e monitorimit dhe treguesit përkatës të projektit, si dhe aktivitetet që lidhen me Thirrjen e Dytë të programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi-Shqipëri dhe Mali i Zi–Kosovë 2014 – 2020 dhe hapat përgatitore për publikimin e Thirrjen e Tretë të këtyre programeve.