Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT) i Programeve IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, në bashkëpunim me Strukturat Operative (SO) të programeve, ka organizuar takimet tematike me përfaqësuesit e komunave dhe institucioneve/ndërmarrjeve publike në zonat e lejuara të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë. Takimet tematike me komunat/bashkitë ishin të planifikuara si pjesë fushatës për vizibilitet dhe ndërgjegjsim me qëllim promovimin e të dy IPA II programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë.
Në periudhën nga data 19 Shkurt deri me 26 Mars, u organizuan takime në 30 komuna/bashki në zonën e programeve në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Pjesëmarrësit treguan interes të madh për të marrë pjesë dhe për të diskutuar me SPT dhe SO lidhur me programet, dhe në total numri i atyre që morën pjesë në takime arriti në 251 persona.
Takimet e oragnizuara ishin një mundësi e mirë për përfaqësuesit e komunave/bashkive dhe institucioneve/ndërmarrjeve tjera lokale të merrnin informacione më të detajuara për të dy programet. Shpjegime më të hollësishme u dhanë për kornizen finaciare, për pyetjet lidhur me bashk-financimin dhe para-financimin në kuadër të projekteve, si dhe për zbatimin, prokurimet dhe rapotimin gjatë procesit të zbatimit të projektit. Gjithashtu, sqarimet janë dhënë lidhur me aktivitet e lejuara dhe partneritetet, thirrjen e dytë për projekt-propozime dhe për rregullat e ndërlidhura më procesin e aplikimit dhe zbatimit. Në fokus të të gjithë takimeve ishte edhe inkurajimi i përfaqësuesve të komunave/bashkive dhe institucioneve/ndërmarrjeve të tjera pë të marrë pjesë në thirrjet e ardhshme për projekt-propozime.
Takimet kanë rezultuar si mjet i mirë për promovimin e prioriteteve të programeve, por edhe për prezantimin e strukturave të programit që janë në dispozicion të asistojnë aplikantët potencial. Përveç kësaj, takimet ndihmuan SPT-në të njihet dhe prezantohet me zonën e Programeve dhe një pjesë të palëve të interesuara, si dhe me nevojat dhe kapacitetet e tyre. Përpjekjet e SO dhe SPT për të organizuar këto lloj takimesh ishin shumë të mirëpritura dhe pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur me sasinë dhe cilësinë e informatave të dhëna.
Së fundi, por me rëndësi për tu adresuar dhe trajtuar në të ardhmen mbetet kapaciteti i ulët i shumicës së komunave/bashkive në hartimin e projekt propozimeve dhe zbatimin e projekteve në përputhje me rregullat e BE-së.