Fillimi i zbatimit të tetë projekteve të përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së parë të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, përmes të cilës janë ndarë mbi 2,7 milion euro të ndihmës së pakthyeshme të BE-së, solemnisht u shënua të enjten në Shkodër.
Në këtë tubim u prezantua edhe projekti të cilin do ta realizojë Komuna e Ulqinit në partneritet me MogUL-in dhe partnerët nga Shqipëria.
Qëllimi i projektit “The Femine side of quality”, i cili do të zgjasë 18 muaj është rritja e mundësive për punësimin e grave, rritja e avancimi i kapaciteteve dhe rritja e përkrahjes së gjinisë më të bukur.
Po ashtu, në fokus do të jetë rritja e iniciative punuese intensive dhe ekonomike, integrimi i tregut ndërkufitar të punës duke lehtësuar procesin e promovimit të punës së grave dhe prodhimeve në zonat ndërkufitare.
Shkarkuar nga portali UL-Info.