Në kuadër të Thirrjes së Katërt për Projekt-Propozime lidhur me Programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014 – 2020, përfituesit potencial mund të aplikojnë me projekt propozime brenda dy prioriteteve tematike që lidhen me turizmin dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe inkurajimin e punësimit, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe sociale dhe kulturore në të dy anët e kufirit.
Thirrja është e hapur për ministritë, bashkitë, agjencitë, organizatat e turizmit dhe kulturës, organet publike dhe private që mbështesin fuqinë punëtore, institucionet për trajnime profesionale dhe teknike, organizatat për mbrojtjen e natyrës, shkollat, fakultetet, universitetet dhe qendrat kërkimore, institucionet e trajnimit si dhe organizatat jofitimprurëse nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat mund të aplikojnë për fonde në partneritet me subjekte nga zona e programit.
Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 36 muaj për projektet në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, dhe për projektet në fushën e punësimit në 24 muaj, ndërsa buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje është 2.8 milionë euro, nga të cilat deri në 85% e fondeve sigurohen nga BE. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të plota është 15 qershori 2023.
Sesionet informuese që do të organizohen do të mbahen në datat dhe vendet e mëposhtme në Shqipëri:
- Shkodër, 29 Mars 2023, Salla e Këshillit Bashkiak Shkodër, Rruga 13 Dhjetori (këtu mund të shkarkoni agjenden);
- Lezhë, 30 Mars 2023, Qendra Kulturore e Fëmijëve Lezhë, Qendër Lezhë (këtu mund të shkarkoni agjenden).
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në ngjarjet e sipërpërmendura, ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin(et) Informuese duke na dërguar formularin tuaj të plotësuar të regjistrimit (kliko këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit) deri të hënën, me datë 27 mars 2023 deri në orën 15.00 në e-mail adresën: nersada.mandija@saspac.gov.al.
Ju falenderojmë shumë paraprakisht për regjistrimin tuaj në kohë.