Në kuadër të Thirrjes së Katërt për Projekt-Propozime lidhur me Programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014 – 2020, përfituesit potencial mund të aplikojnë me projekt propozime brenda dy prioriteteve tematike që lidhen me turizmin dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe inkurajimin e punësimit, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe sociale dhe kulturore në të dy anët e kufirit.
Thirrja është e hapur për ministritë, bashkitë, agjencitë, organizatat e turizmit dhe kulturës, organet publike dhe private që mbështesin fuqinë punëtore, institucionet për trajnime profesionale dhe teknike, organizatat për mbrojtjen e natyrës, shkollat, fakultetet, universitetet dhe qendrat kërkimore, institucionet e trajnimit si dhe organizatat jofitimprurëse nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat mund të aplikojnë për fonde në partneritet me subjekte nga zona e programit.
Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 36 muaj për projektet në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, dhe për projektet në fushën e punësimit në 24 muaj, ndërsa buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje është 2.8 milionë euro, nga të cilat deri në 85% e fondeve sigurohen nga BE. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të plota është 15 qershori 2023.
Sesionet informuese që do të organizohen do të mbahen në datat dhe vendet e mëposhtme në Mal të Zi:
- Beranë, 11.04.2023, Salla e Kuvendit të Komunës së Beranës, adresa IV Crnogorske Brigade br. 1 (këtu mund të shkarkoni agjenden);
- Podgoricë, 12.04.2023, Fakulteti Ekonomik, Bulevar Jovana Tomaševića br. 37 (këtu mund të shkarkoni agjenden);
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në ngjarjet e sipërpërmendura, ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin(et) Informuese duke na dërguar formularin tuaj të plotësuar të regjistrimit (kliko këtu për të shkarkuar formularin e regjistrimit) deri të marten, me datë 4 prill 2023 deri në orën 15.00 në e-mail adresën: nikola.djonovic@jts-mne-alb-mne-kos.org.
Ju falenderojmë shumë paraprakisht për regjistrimin tuaj në kohë.