Shoqata për prosperitet demokratik – ZID (ADP-Zid) në kuadër të aktiviteteve të projektit Turizmi miqësorë për fëmijët në rajonin ndërkufitare në partneritet me Qendrën “Fëmijët Sot” (QFS) nga Shqipëria organizuan punëtorinë e tretë rajonale të mbajtur në periudhen 27-29 Janar të vitit 2020 në Podgoricë (Mal i Zi). Në seminarin e tretë ndërkufitar morën pjesë 16 pjesëmarrës nga organizata të ndryshme, duke përfshirë përfaqësues të agjencive të udhëtimit, drejtorë të etno/eko hoteleve dhe fshatrave në Mal të Zi, Parkut Kombëtar, si dhe përfaqësues të bashkisë së Lezhës dhe vendpushimeve lokale në Shqipëri. Përkatësisht, ditën e parë, pjesëmarrësve të punëtorisë iu drejtua Sanda Rakoçeviq, drejtoresha e ADP-Zid, e cila prezantoi qëllimet e projektit dhe prezantoi ligjëruesit – Profesor Allmir Peshtek nga Universiteti i Sarajevës dhe Profesor Goran Qorlluka nga Universiteti i Splitit.
Profesori dr. Allmir Peshtek zhvilloi seancën e parë në lidhje me tendencat në turizëm, me fokus në zakonet dhe rutinat e familjes, duke theksuar rëndësinë e krijimit të qëllimeve afatgjata në vend se të përqëndrohet në projekte afatshkurtra, si dhe nevojen që të punohet shumë për të ruajtur klientët ekzistues. Për më tepër, ai informoi pjesëmarrësit mbi nevojën e kyçjes së aspekteve të tregimit në procesin e krijimit të një brendi, si të bëjnë një ofertë që është tërheqëse, joshëse dhe e dukshme, si të përqendrohen në shitjen e destinacionit në tërësi, e jo vetëm një pjese të produktit. Profesori Goran Qorluka dha një prezantim mbi përcaktuesit dhe tendencat e kërkesës në turizëm. Për më tepër, ai shpjegoi në detaje sesi faktorë të shumtë ekonomikë, sociologjikë, psikologjikë, demografikë dhe të tjerë ndikojnë dhe stimulojnë kërkesën turistike. Përkatësisht, gjatë pjesës së parë ai prezantoi marketingun e turizmit dhe konceptin 7P, dhe pjesa e dytë e ditës iu kushtua një koncepti të përqendruar në turizëm që është i përshtatëshëm për fëmijët. Pjesëmarrësve u prezantuan shembuj të ofertave ekzistuese për fëmijë në mbarë botën dhe brenda kontinentit, qëllimet kryesore të propagandës së turizmit, vlera e propagandës me komunikim gojës, si dhe pse është e rëndësishme t’u jepet turistëve më shumë sesa mund të prisnin. Në fund të seminarit rajonal, pjesëmarrësit arritën në përfundimin se turizmi miqësor për fëmijë dhe mënyra për të përmirësuar ofertën turistike ekzistuese