Në kuadër të projektit Fatkeqësitë nuk njohin kufijtë, FORS Mali i Zi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Situatave Emergjente të Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe prefekturën e Shkodrës, organizuan një trajnim në Shkodër me 11 dhe 12 Shkurt, gjatë të cilit pjesëmarrësit – përfaqësues të institucioneve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit – patën mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre nga Shërbimi malor i Shpëtimit Korat mbi përvojat dhe modelet e praktikës së mirë në lidhje me aktivitetet që synojnë përmirësimin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet.
Përkatësisht, pjesëmarrësit nga strukturat e dy vendeve fqinje, Shqipëria dhe Mali i Zi, patën mundësinë për të përditësuar dhe për të fituar njohuri në lidhje me praktikat më të mira të ekipeve të kërkimit/shpëtimit të BE-së, mbi tema të caktuara siç ishin menaxhimi i përmbytjes, situatat e planifikimit, dinamika e ujit dhe rreziqet e shfaqura prej tij, kërkim dhe shpëtim në lumenj dhe situata përmbytjeje, etj., duke përdorur materiale didaktike dhe ndihmë profesionale të trajnerëve ndërkombëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit Kroat “Rescue 3”, me përvojë shumë vjeçare në trajtimin e emergjencave civile dhe misionet e shpëtimit, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë.