Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian të Malit të Zi, Ministria e Integrimit Europian e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Administrimit dhe Qeverisjes Vendore të Kosovës, shpallën me datë 17 Mars konkursin për konceptin e dizenjimit të identitetit visual për programin IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi –Kosovë.
Konkursi u shpall në websitin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian www.mvpei.gov.me, në portalin www.eu.me, në websitin e Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë www.integrimi.gov.al dhe në websitin e Ministrisë së Administrimit dhe Qeverisjes Vendore të Kosovës https://mapl.rks-gov.net. Konkursi ishte i hapur deri me datë 4 Maj dhe gjatë kësaj kohe u dorëzuan 8 punime.
Të drejtën për të marrë pjesë në këtë konkurs e kishin dizenjuesit profesional dhe kompanitë e dizenjimit, studentët, profesorë të artit dhe arkitektures nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, duke përfshirë universitetet private dhe publike.
Dokumentet e dorëzuara u kontrolluan nga Komisioni për vlerësim i përbërë nga përfaqsuesit e tre ministrive të lartpërmendura. Punimet u vlerësuan në bazë të kritereve të shpjeguara në vijim: lidhja me temën e konkursit, cilësia e grafikës, origjinaliteti dhe aplikueshmëria.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian e Malit të Zi dhuroi një çmim prej 800 € para në dorë autorit të punimit më të mirë në kuadër të projektit “Asistenca Teknike e programit IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi –Kosovë” vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian e Malit të Zi dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Malin e Zi.
Fituesi i këtij çmimi u shpall:
Pegja Paroviq, Arkitekt me qendër në Beograd.