Si pjesë e projektit Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të bimëve aromatike dhe medicinale për përmirësimin e jetesës dhe ruajtjen e biodiversitetit u organizuan 3 punëtori me nxënësit nga shkollat e mesme dhe studentët e Plavës. Ky projekt zbatohet nga komuna e Plavës në bashkpunim me bashkinë Tropojë, si dhe me OJF DIDCK dhe OJF Alpet Shqiptare.
Trajnime të avancuara dhe punëtori bazike, mbi bimët medicinale dhe aromatike, me studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, u mbajtën në Plavë, gjatë muajit qershor të vitit 2022. Qëllimi i trajnimeve të organizuara në shkollën e mesme “Beqo Bashiq” ishte rritja e ndërgjegjsimit tek të rinjtë mbi bimët medicinale dhe aromatike. Pjesëmarrësit treguan interes për të mësuar më shumë mbi bimët medicinale dhe aromatike që rriten në zonën e tyre.
Të rinjtë nga zona e Plavës u trajnuan për llojet e bimëve medicinale dhe aromatike që rriten në këtë zonë si dhe mbi mënyrën e duhur të mbledhjes së tyre.
Ky projekt synon të përmirësojë mbrotjen e biodiversitetit dhe bimët e rrezikuara medicinale dhe aromatike të zonës, nëpërmjet përmirësimit të njohurive, praktikave të mbledhjes dhe procesimit të bimëve dhe të kontribuojë në përdorimin e qëndrueshëm të bimëve medicinale dhe aromatike për ekonominë lokale të zonës së projektit.