Sot u publikua Thirrja e IV-të për projekt-propozime në kuadër të Programit IPA BNK Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të plota është 15 qershori 2023.
Thirrja është e hapur për ministritë, bashkitë, agjencitë, organizatat e turizmit dhe kulturës, organet publike dhe private që mbështesin fuqinë punëtore, institucionet për trajnime profesionale dhe teknike, organizatat për mbrojtjen e natyrës, shkollat, fakultetet, universitetet dhe qendrat kërkimore, institucionet e trajnimit si dhe organizatat jofitimprurëse nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat mund të aplikojnë për fonde në partneritet me subjekte nga zona e programit.
Si pjesë e kësaj thirrjeje do të mbështeten projekte me vlerë deri në 900,000 euro që synojnë promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe projekte me vlerë deri në 450,000 euro që synojnë inkurajimin e punësimit, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe përfshirjen sociale dhe kulturore nga të dyja anët e kufirit. Kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 36 muaj për projektet në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, dhe për projektet në fushën e punësimit në 24 muaj, ndërsa buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje është 2.8 milionë euro, nga të cilat deri në 85% e fondeve sigurohen nga BE.
Zona e programit në Mal të Zi përfshin komunat: Andrijevicë, Berane, Plavë, Guci, Petnjicë, Rozhajë, Podgoricë, Tuz, Zetë, Cetinje, Danilovgrad, Budva, Tivar, Ulqin dhe në Shqipëri bashkitë: Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fush-Arrez, Lezhës, Mirditë, Kurbin dhe Tropojë.
Të gjitha informacionet për Thirrjen e IV-të gjenden në këtë link.
Programi IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri financohet nga Bashkimi Evropian.