Në Thirrjen e Dytë për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të Programit IPA të bashkëpunit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, përfituesit potencialë mund të aplikojnë me projekte në kuadër të prioriteteve tematike të lidhura me mbrotjen e mjedisit, promovimin e ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tyre, menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve, si dhe punësimin, mobilitetin e punës dhe përfshirjen sociale dhe kulturore përgjatë kufirit.
Autoriteti kontraktues (CFCU i Malit të Zi) ka shpallur Thirrjen e Dytë më 26 shkurt të vitit 2019 dhe do të jetë e hapur deri më 27 maj të vitit 2019.
Fondet që do të jenë në dispozicion për këtë thirrje janë 2,890,000.00 euro dhe do të mbulojnë këto prioritete tematike (PT):
- PT 2 – Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve (1,890,000.00 euro);
- PT 3 – Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit (1,000,000.00 euro).
Këtu mund të shkarkoni Paketën e aplikimit për këtë Thirrje.
Sesionet informuese që do të organizohen me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projet-propozime në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020 do të mbahen sipas orarit në vijim:
- Mal i Zi:
- Shqipëri:
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Mal të Zi, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Mal të Zi) në e-mail adresën: petar.belada@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 28 mars të vitit 2019, e enjte, në ora 15.00h.
Në rast se dëshironi të merrni pjesë në evenimente që do të organizohen në Shqipëri, ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen e organizatës/institucionit tuaj në Sesionin Informues duke na dërguar formularin e plotësuar të regjistrimit (klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit për Sesionet Informative në Shqipëri) në e-mail adresën: andi.cekaj@jts-mne-alb-mne-kos.org deri me datën, 28 mars të vitit 2019, e enjte, në ora 15.00h.