Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Republika e Shqipërisë për 2021-2027 do të zbatohet përmes grupeve tematike dhe prioriteteve:
Grupi tematik 2: Efikasiteti më i përmirësuar dhe i gjelbër i burimeve
Prioriteti tematik 2: Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut
- Objektivi specifik 1: Territori ndërkufitar është ekologjikisht më i qëndrueshëm dhe më rezistent
Grupi tematik 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë
Prioriteti tematik 5: Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore;
- Objektivi specifik 1: Turizmi ndërkufitar dhe trashëgimia kulturore/natyrore kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik ndërkufitar
- Objektivi specifik 2: Përmirësimi i konkurrencës së ofruesve të shërbimeve/NVM-ve në sektorin e turizmit
Shënim: Grupi tematik 5 (Kapaciteti i përmirësuar i autoriteteve lokale dhe rajonale për të trajtuar sfidat lokale) do të përfshihet në dokumentin e programit.
Zona e programit në Mal të Zi do të jetë: Andrijevica, Tivar, Berane, Budva, Cetinje, Danilovgrad, Guci, Kolashin, Petnjicë, Plavë, Podgoricë, Rozhaje, Tuz, Ulqin dhe Zetë dhe në Shqipëri: Qarku i Shkodrës, Qarku Lezhë dhe Rrethi Tropojë.
Buxheti i përgjithshëm i programit është 13,790,000 euro, ndërsa kontributi i BE-së është 11,900,000 euro.
Dokumenti i programit për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Republika e Shqipërisë për 2021-2027 mund të shkarkohet këtu.