Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi shpall thirrjen për shprehjen e interesit për vlerësimin e projekt propozimeve të dorëzuara në kuadër të Thirrjeve për Propozime në kuadër të
ContinuePërfituesit e grantit
- Komuna Plavë
- Bashkia Tropojë
- OJF Qendra për Zhvillim dhe Integrim Demokratik
- OJF Alpet Shqipëtare
Granti total nga BE: 380,284.69 €
Vlera totale e projekti: 447,393.75 €
Kohëzgjatja: 24 muaj
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Përcaktimi dhe thellimi i njohurive mbi habitatin e bimëve medicinale dhe aromatike (BMA) në zonën e projektit dhe nevojat e menaxhimit të tyre;
- Rritja e ndërgjegjsimit të banorëve në zonën ndërkufitare mbi BMA-të, shfrytëzimit të qëndrueshëm për BMA e rrezikuara dhe për mbrojtjen e biodiversitetit;
- Forcimi i kapaciteteve të institucioneve publike për të mundësuar monitorimin e BMA-ve në bashkitë Tropoië dhe Plavë;
Grupet e synuara
- Grumbulluesit e BMA-ve në zonën e projektit;
- Institucionet publike lokale dhe OJF e përfshira në mbrotjen e mjedisit;
- Nxënësit e shkollave të mesme;
- Popullsia nga bashkitë e targetuara të projektit, operatorët turistik dhe akademik.
Zona e Projektit
- Bashkia Plavë, Mali i Zi; dhe
- Bashkia Tropojë, Shqipëri.
Ndikimi i projektit
Duke konsoliduar mbrojtjen e biodiversitetit dhe BMA-ve të rrezikuara nëpërmjet përmirësimit të njohurive, mbledhjes dhe zbatimit të praktikave, me përdorimin e qëndrueshëm të BMA-ve për ekonominë lokale në zonën e projektit, do arrihet një menaxhim më efiçent dhe miqësorë me natyrën i BMA-ve.