Në kuader të projektit Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike – SOLUTION filluan kërkimet në Liqenin e Shkodrës. Ekipi i projektit po punon në vlerësimin e rrezikut mjedisorë për ndotjen
ContinuePërfituesit e grantit
- Qendra për kërkime toksikologjike Mal i Zi
- Universiteti i Tiranës, Shqipëri;
- Asocacioni Green Centre, Shqipëri;
Granti total i BE: 397,630.13 €
Vlera totale e projektit: 467,855.19 €
Kohëzgjatja: 27 muaj
Rezultatet e pritshme:
- Aktivitete të përbashkëta bashkëpunimi afatgjatë;
- Vlerësimi i rrezikut mjedisorë për ndotjen kimike në Liqenin e Shkodrës dhe përcaktimi i pikave të nxehta/hot spoteve të ndotjes;
- Rritja e kapaciteteve të institucioneve partnere;
- Rritja e ndërgjegjsimit të popullsisë mbi rrezikun e ndotjes kimike.
Grupet e synuara
- Institucionet që merren me kërkimin;
- Autoritetet publike në nivel qendror dhe lokal;
- Organizata dhe institucione të tjera të përfshira në mbrotjen e mjedisit;
- Përfituesit final – banorët rreth liqenit të Shkodrës.
Zona e projektit
- Komunat Podgoricë, Tivar dhe Ulqin (Mal i Zi);
- Bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz (Shqipëri)
Ndikimi i projektit
Projekti do të identifikojë pikat e nxehta të ndotjes në Liqenin e Shkodrës dhe do të bëj vlerësimin e prezencës së kimikateve në ekosistemin ujor të liqenit.