Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi shpall thirrjen për shprehjen e interesit për vlerësimin e projekt propozimeve të dorëzuara në kuadër të Thirrjeve për Propozime në kuadër të
ContinuePërfituesit e grantit
Granti total nga BE: 451,686.68 €
Vlera totale e projekti: 531,458.61 €
Kohëzgjatja: 30 muaj
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Forcimi i kapaciteteve të insitucioneve dhe shërbimeve nga zona e synuar e projektit për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore – RRD;
- Përmirësimi i kapaciteteve për parashikimin dhe sistemin e njoftimit në kohë në zonën e synuar të projektit dhe bashkpunimit në këtë fushë;
- Përgatitja e Udhërrëfyesit për përmirësimin e mbrotjes dhe sistemit të shpëtimit në Malin e Zi dhe Shqipëri në përputhje me praktikat më të mira të BE-së;
- Familiarizimi me praktikat e RRD i popullsisë në zonën ndërkufitare dhe bashkitë e targetuara;
- Përmirësimi i bashkpunimit ndërmjet njësive dhe institucioneve përgjegjëse për RRD nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Grupet e synuara
- Përfaqsues të njësive lokale të mbrotjes dhe shpëtimit nga Mali i Zi dhe Shqipëria (të paktën 100);
- Përfaqsues të institucioneve rajonale dhe kombëtare që merren me menaxhimin e emergjencave (të paktën 30);
- Përfaqsues të institucioneve hidro-meteorologjike nga Mali i Zi dhe Shqipëria (të paktën 30);
- Drejtoria e menaxhimit të emergjencave në Malin e Zi dhe Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile në Shqipëri;
- Instituti Hidrometeorologjik dhe Sismologjik i Malit të Zi dhe Instituti Hidrometeorologjik i Shqipërisë;
- Njësitë lokale operacionale dhe autoritetet e bashkive/komunave;
- Qytetarët në fushatat e sensibilizimit (rreth 5% e popullsisë – ose 30,000 njerëz) dhe turistët;
- Të rinjtë, nxënësit nga shkollat 9 vjeçare dhe të mesme (të paktën 1,000 student);
- Qytetarët nga bashkitë e synuara – rreth 592,000 njerëz, turistë dhe.vizitorë.
Zona e projektit
- Mali i Zi – Podgoricë, Tivar, Ulqin, Budva, Cetinje, Danilovgrad, Andrijevica, Berane, Plavë, Petnicë, Guci and Rozhajë
- Shqipëri – rajoni Shkodër, bashkitë: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës
Ndikimi i projektit
Përmirësimi i mbrotjes së zonave të synuara nga fatkeqësitë natyrore, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe institucionale në zonën ndërkufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë për reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore, nëpërmjet edukimit dhe rritjes së ndërgjegjsimit, modernizimit të teknologjisë dhe forcimit të bashkpunimit.