Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi shpall thirrjen për shprehjen e interesit për vlerësimin e projekt propozimeve të dorëzuara në kuadër të Thirrjeve për Propozime në kuadër të
ContinuePërfituesit e grantit
- Caritas i Kryepeshkopatës së Tivarit (Mal i Zi)
- Caritas Shqipëri
- OJF Projekti Shpresë (Shqipëri)
- Asociacion i Paraplegjikëve Tivar
Granti total i BE: 375,761.40 €
Vlera totale e projektit: 442,645.09 €
Kohëzgjatja: 24 muaj
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e punësimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK) (8 kurrikula për punësimin e PAK-ve, 30 PAK të trajnuar dhe/ose mentoruar, 2000 orë mentorimi;
- Ofrimi i mundësive të reja për punësim të PAK-ve (20 praktika, 4 iniciativa punësimi, 26 PAK të punësuar);
- Zhillimi i një sistemi më të mirë për punësimin e PAK-ve, në biznese dhe institucione (15 takime me institucione, OJF dhe kompani që punojnë me PAK);
- 1 Panair i përbashkët Pune për punët dhe punësimin e PAK-ve, 2 fushata mediatike.
Grupet e synuara
- 50 njerëz me aftësi të kufizuara;
- Aktorët që punojnë në sektorin e PAK nga 4 bashki të zonës ndërkufitare. Sektori i bizneseve në rajon (afërsisht 15 punëdhënës);
- Përfituesit final: 200 nga familjet e PAK. Shoqëria civile në Shqipëri dhe Malin e Zi (afërsisht 5000 qytetarë).
Zona e projektit
- Komuna Tivar dhe Ulqin, Mali i Zi;
- Bashkia Shkodër dhe Lezhë, Shqipëri.
Ndikimi i projektit
Rritja e punësimit të PAK nëpërmjet zhvillimit të kompetencave dhe aftësive profesionale dhe nëpërmejt rritjes së mundësive të punësimit të ofruara nga punëdhënësit e mundshëm.