Projekti Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufinj i ka përfunduar aktivitetet e tij. Një nga aktivitetet e fundit të zbatuara ishte mbështetja për Shërbimin Metrorologjik. Si pjesë e zbatimit të projektit,
ContinuePërfituesit e grantit
- FORS Mal i Zi
- Prefektura Shkodër
- Ministria për Punët e Brendshme e Malit të Zi, Drejtoria për Emergjencat
Granti total i akorduar: 410,900.00 €
Buxheti total i projektit: 483,538.35 €
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe njerëzore të institucioneve që merren me shpëtimin dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore;
- Përmirësimi i kapacitetit parashikues dhe sistemit për njoftimin në kohë dhe bashkpunimi ndërkufitarë;
- Popullsia në zonat ndër-kufitare familjarizohet me informacionet mbi mbrojtjen nga përmbytjet, shpëtimin dhe reduktimin e rrezikut të fatkeqësive;
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive për mbrotjen dhe shpëtimin dhe institucioneve të tjera nga Shqipëria dhe Mali i Zi;
- Instituticionet dhe shërbimet e tjera të ngarkuara me mbrotjen dhe shpëtimin nga Shqipëria dhe Mali Zi familjarizohen me praktikat më të mira të BE-së për mbrotjen dhe shpëtimin gjatë përmbytjeve.
Grupet e synuara
- Të punësuarit e komunave/bashkive në njësitë e emergjencave;
- Të punësuarit e institucioneve kombëtare në njësitë e emergjencave;
- Drejtoria për menaxhimin e emergjencave, Mal i Zi;
- Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Shqipëri;
- Instituti Hidrometeorologjik and Sizmiologjik i Malit të Zi;
- Instituti Hidrometeorologjik i Shqipërisë;
- Autoritetet lokale të komunave/bashkive të synuara;
- Banorët dhe turistët e informuar gjatë fushateve për rritjen e ndërgjegjsimit;
- Të rinjtë – nxënës nga niveli 9 vjeçar dhe i mesëm.
Zona e projektit
- Podgoricë, Tivar dhe Ulqin, Mali i Zi;
- Rajoni Shkodër, Shqipëri.
Ndikimi i projektit
Përmirësimi i mbrotjes së njerëzve dhe zonave të synuara nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht përmbytjeve, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve, rritjes së ndërgjegjsimit dhe bashkpunimit ndërkufitar për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.