Përfituesit e grantit
- Qendra EDEN
- Programi Mjedisor EnvPro
- Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë
- Ndërmarrja Publike e Parqeve Nacionale të Malit të Zi
Granti total i BE: 453.096,00 €
Vlera totale e projektit: 385.131,60 €
Kohëzgjatja: 30 muaj
Rezultatet e pritshme:
- Mali i Zi dhe Shqipëria dorëzojnë formularin e nominimit e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës (SLW) për Reservuar Ndërkufitar të Biosferës së UNESCO-s (TBR);
- Palët e interesuara dhe popullsia vendase marrin pjesë dhe mbështesin nominimin e SLW për TBR të UNESCO-s;
- Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe zyra e Parqeve Kombëtare në Podgoricë të pajisura për të rritur frekuencën dhe shtrirjen e ruajtjes dhe monitorimit.
Grupet e synuara: ministritë që merren me mjedisin në Mal të Zi dhe Shqipëri; Komisionet Kombëtare të UNESCO-s në Mal të Zi dhe Shqipëri; Agjencitë kombëtare të mjedisit në Mal të Zi dhe Shqipëri; agjencitë rajonale dhe lokale që merren me menaxhimin e mjedisit në Mal të Zi dhe Shqipëri; qeveritë vendore; Universitetet, OJQ-të dhe shoqatat; fermerë vendas, shërbimet turistike, peshkatarë; organizatat lokale; media, të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël.
Zona e projektit: Mali i Zi: Podgoricë, Danilovgrad, Tuz, Cetinë, Tivar dhe Ulqin; Shqipëria: Shkodër dhe Malësi e Madhe.
Ndikimi i projektit: Inkurajimi i harmonizimit të përbashkët të kushteve për nominimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës (SLW) për Reservuar Ndërkufitar të Biosferës së UNESCO-s (TBR).