Përfituesit e grantit
Granti total i BE: 495.000,00 €
Vlera totale e projektit: 420.750,00 €
Kohëzgjatja: 30 muaj
Rezultatet e pritshme:
- Krijimi i një sistemi të përbashkët për zbulimin e hershëm të zjarreve në pyje;
- Zhvillimi i një sistemi të përbashkët të menaxhimit të rrezikut;
- Ngritja e kapaciteteve për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore në zonën ndërkufitare;
- Rritja e vetëdijes për pjesëmarrjen e qytetarëve në parandalimin e zjarrit dhe gatishmërinë për situata emergjente dhe reagim ndaj fatkeqësive natyrore.
Grupet e synuara: bashkitë/komunat e Shkodrës dhe Tivarit, departamentet zjarrfikëse dhe zjarrfikësit në Shkodër dhe Tivar, Ministria e Punëve të Brendshme në Mal të Zi dhe Shqipëri; vullnetarët dhe popullsia lokale.
Zona e projektit: Mali i Zi – Tivari; Shqipëria – Shkodra.
Ndikimi i projektit: Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbrojtjes dhe parandalimit të rrezikut në komunat e Shkodrës dhe Tivarit.