Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Beranës u mbajt konferenca për shtyp ku u prezantua projekti “Ishujt e Gjelbër”, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian. Qëllimi i projektit “Ishujt e Gjelbër” është përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave në zonat e synuara, zvogëlimi i ndotjes dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve publike për të mbledhur në mënyrë adekuate mbeturinat në komunat Beranë dhe Malësi e Madhe.
Kryetari i komunës Dragoslav Shqekiq tha se një nga kushtet kryesore për prosperitetin dhe zhvillimin e qytetit dhe vendit është një mjedis i shëndetshëm, duke shtuar se asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa një mjedis të përshtatshëm dhe një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave. “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta ka qenë një nga problemet kryesore vite me rallë jo vetëm në komunën e Beranës, por edhe është një nga problemet kryesore të Malit të Zi. Vetëm me përpjekje të forta të përbashkëta të autoritetet lokale dhe shtetërore mund të përmirësojnë gjendjen e mjedisit dhe të përmirësojnë mjedisin jetësor të qytetarëve. Në këtë mënyrë, ne do të bëjmë një hap të përbashkët në procesin e antarësimit në BE, e cila e trajton mjedisin si një kapitull të veçantë dhe kërkon përpjekje dhe shpenzime të mëdha”, tha kryetari i komunës. Ai shtoi se “komuna e Beranes po i qaset seriozisht çështjes së deponimit të mbeturinave selektive dhe tashmë në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, kemi siguruar projektin kryesor për ndërtimin e oborrit të riciklimit që do të përmbyllë një proces financiarisht të qëndrueshëm dhe që do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve si një zgjidhje e qëndrueshme nga aspekti i menaxhimit të integruar të mbeturinave”.
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Malësia e Madhe, Lisjana Cukaj shprehu ato janë duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës së qytetarëve dhe se kjo nuk është vetëm një çështje lokale, por edhe çështje kombëtare. “Zbatimi i këtij projekti është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimeve rrënjësore lidhur me trajtimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit”, tha ajo duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për Malin e Zi dhe Shqipërinë, veçanërisht për shkëmbimin e përvojave mes dy komunave.
Menaxherja e programit për bashkëpunimin territorial në Delegacioni e BE-së në Mal të Zi, Donata Von Sigsfeld, tha se Bashkimi Europian ka siguruar 11.9 milion euro brenda perspektivës së re financiare 2014-2020 për programin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. “Çështja e përgjegjësisë kolektive është shumë e rëndësishme dhe projekti duhet të zbatohet nën moton” Trajtojeni vendin tuaj sikur të ishte kopshti juaj”, shpjegoi ajo.
Në emër të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, Luka Mugosha foli për projektin, i cili theksoi se nga 86 aplikacionet e pranuara në thirrjen e parë, ideja e projektit të Komunes së Beranes dhe organizatave të saj partnere u vlerësua si një nga më të rëndësishmet për arritjen e synimeve të këtij programi dhe si rrjedhojë ky project është miratuar për finansim.
Në prezantimin e projektit “Ishujt e Gjelbër” ishin të pranishëm drejtori i VIS Albania Pier Paolo Ambrosi dhe drejtori i Caritas të Malit të Zi Marko Đelović, të cilët janë partnerë të Komunës së Beranes, si dhe menaxherja e projektit Maja Pešić.
Ky projekt është duke u zbatuar në kuadër të Programit CBC të Malit të Zi dhe Shqipërisë 2014-2020 dhe merret me mbrojtjen e mjedisit.
Shkarkuar nga faqja e internetit e komunës së Beranes.