Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020
Programi IPA BNK
Programi IPA BNK
Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020
Zona e programit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mbulon një territor prej 11,970 km2 me një popullsi totale prej 749,257 banorësh. Territori i zonës së programit është më i madh nga ana e Shqipërisë 52.1 % krahasuar me 47.9 % në Malin e Zi.
Gjatësia e kufirit ndërmjet dy vendeve është 244 km nga të cilat 38 km kufi ujor krijuar nga Liqeni i Shkodrës, deti Adriatik dhe lumenj. Ndodhen tre (3) pika kalimi kufitare funksionale ndërmjet dy shteteve.
Zona e programit në Malin e Zi mbulon një territor prej 5,745 km2. Kjo zonë përfshin 12 komuna dhe 615 njësi banimi – qytete dhe fshatra – me një popullsi totale prej 379,366 banorësh. Ajo kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe Kosovën e Serbinë në veri-lindje.
Mali i Zi ka miratuar ndarjen në rajone që korrespondon me klasifikimin NUTS, i cili është i aprovuar nga EUROSTAT dhe në përputhje me ndarjen e lartpërmendur, Mali i ZI është një (1) rajon në të tre nivelit NUTS.
Në funksion të planifikimit strategjik, vendi është i ndarë në tre (3) rajone gjeografike: verior, qëndror dhe jugor. Komunat e zonës së programit janë 12: Andrijevicë, Beraën, Plavë, Guci, Petnjicë, Rozhajë, Podgoricë (kryeqyteti i Malit të Zi), Cetinë, Danilovgrad, Budve, Tivar dhe Ulqin.
Zona e programit në Shqipëri përfshin Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës dhe bashkinë e Tropojës me një territor total prej 6,225 km2 dhe popullsi prej 369,891 banorësh. Qarku i Shkodrës ka popullsinë më të madhe me 215,347 banorë dhe ndiqet më pas nga Lezha me 134,027 banorë dhe Tropoja me vetëm 20,517 banorë. Shqipëria ka një ndarje administrative të njëjtë me NUTS II 31 por akoma e pazbatuar.
Në total, zona e programit ka 23 komuna/bashki me një total prej 1,114 njësi banimi – qytete dhe fshatra. Shtatë (7) komuna/bashki janë të lidhura direkt me kufirin ndërmjet shteteve: Plavë, Andrijevicë, Podgoricë, Guci dhe Ulqini në Malin e Zi dhe Shkodra dhe Kopliku në Shqipëri. Vija kufitare shtrihet dhe kalon nga majat e larta malore të Bjeshkëve të Namuna (Alpet Shqipëtare) tek Liqeni i Shkodrës duke përfunduar më pas në detin Adriatik. Pikat e kalimit kufitar, sidomos ajo e Sukobinë -Muriqan dhe Bozhaj -Hani i Hotit janë lehtësisht të aksesueshme gjatë gjithë vitit, ndërkohë që përmirsime infrastrukturore po bëhen në rrugën Vermosh-Gercan dhe pikën respektive të kalimit kufitar e cila ndodhet në një lartësi të madhe dhe paraqet vështirësi për t’u aksesuar gjatë periudhës së dimrit.