Programi i punës për grante në Mal të Zi, i cili është prezantuar nga Ministria e Financave në Mal të Zi, përkatësisht nga Drejtoria për Finacimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri 2014 – 2020 në kuadër të Instrumentit për para-aderim 2014-2020 (IPA II) për thirrjen e dytë për projekt-propozime është shpallur dhe mund ta shkarkoni në:
Work Programme for Grants ME-AL final for publication
Programi i punës për grante parashikon dy prioritete tematike (TP), të cilët do të përfshihen brenda thirrjes së dytë për projekt-propozime: TP 2 – Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tyre, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; dhe TP 3 – Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale nga të dy anët e kufirit.
Shuma totale indikative e cila do të jetë në dispozicion në kuadër të thirrjes së dytë për zbatimin e projekteve në zonën e programit është 2,890,000.00€ (me bashkimin e IPA alokimeve financiare për vitin 2016 me vlerë prej 1,700,000.00 € dhe për vitin 2017 me vlerë prej 1,190,000.00 €).
Hapja e thirrjes së dytë për projekt-propozime është planifikuar për tremujorin e tretë të vitit 2018.