Dje në sallën kuvendit komunal të komunës së Petnjicës, u prezantua projekti që po zbatohet në fushën e e prodhimit të lule mjedrës, i quajtur ” Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës”.
“Projekti synon të reduktojë shkallën e papunësisë në zonat rurale të Malit të Zi dhe Shqipërisë, mbjelljen e frutave të reja dhe përmirësimin e tregtisë ekzistuese dhe tregtisë me lule mjedër. Ky është projekti i parë në të cilin komuna e Petnjicës është një partner kryesor. Partnerët tjeër në këtë projekt nga Mali i Zi janë Shoqata Kombëtare e lule mjedrës e Malit të Zi, Shkolla Profesionale nga Petnjica, kurse në anën shqiptare, OJQ COSPE dhe shkolla e mesme “Ndre Mjeda” nga komuna e Vaut të Dejës. Kjo është një mundësi e shkëlqyer në pajtueshmëri me qëllimet strategjike të zhvillimit të komunës së Petnjicës në fushën e bujqësisë, dhe përputhet me e ineresat e rritjes së punësimit të të rinjve dhe kategorive të rrezikuara për punësimit siç janë gratë dhe personat me aftësi të kufizuara. Duke pasur parasysh se komuna jonë është në veri të Malit të Zi, e cila mbetet prapa në zhvillimin ekonomik për pjesën tjetër të Malit të Zi, ky projekt do të kontribuojë shumë në përmirësimin e punësimit, sidomos të atyre kategorive që janë në rrezik të migrimit. Projekti do të zbatohet gjatë një periudhe prej 18 muajsh dhe objektivat kryesore të projektit janë fuqizimi i fermerëve të rinj përmes trajnimeve, edukimit, hapjes së start-up bizneseve, hartimit të planeve të biznesit dhe caktimit të materialeve dhe fidanëve për përdoruesit e ardhshëm të cilët do të zgjedhen nepërmjet konkursit. Janë rreth 20 fidane që do të mbjellen në Mal të Zi në komunën e Petnjicës, si dhe në territorin e Shqipërisë në komunën e Vau i Dejes”, theksoi udhëheqësi i projektit z. Ismet Iko Latiq në emër të vetqeverisë lokale Petnjicë. Vlera e projektit është 271,138 euro, nga e cila kontributi financiar i BE-së është 230,467.30, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga partneret në projekt.
“Ne i jemi përkushtuar bujqësisë, si një degë e zhvillimit strategjik. Duke ditur se kemi potencial të jashtëzakonshëm në këtë fushë, ne kemi vendosur të përqendrojmë njohuritë tona dhe energjinë tonë në tërheqjen e sa më shumë fondeve nga fondet IPA. Në jemi pjesë e projektit të parë që do të zbatohet ana e komunës së Petnjicës me partnerë nga Shqipëria lidhur me prodhimin e mjedrave. Të rinjtë nga Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bashkuar forca në një projekt që do të merret me prodhimin e mjedrës. Këto fonde janë të rëndësishme dhe ne do të mbjellim 40 fidane së bashku me partnrët tonë, nga të cilat 20 në Petnjicë dhe 20 në Shqipëri. Për ne, kjo do të jetë shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë do të luftojmë migrimin e popullsisë dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të qëndrojë këtu dhe të jenë të angazhuar në prodhimin bujqësor. Unë besoj se këto janë masat më të mirë dhe aktivitetet më efikase që mund të ndërmerren, dhe besoj se në të ardhmen do ti shfrytëzojmë burimet dhe potencijalettona. Administrata jonë do të jetë gjithnjë e më shumë në gjendje për të tërhequr më shumë fonde nga fondet e BE-së në fushën e bujqësisë, prodhimit apo punësimit që ka vlerë të madhe për ne”, tha Samir Agoviq, kryetari i komunës së Petnjicës.
Shkaruar nga faqja e internetit radio Petnjica.