Gërmimet arkeologjike në Donja Rzhanica pranë Beranes zbuluan mbetjet e të ashtuquajturit qytet Tumba, që paraqet një thesarë të paçmueshëm arkeologjik. Në këtë mënyrë, Berane gjithashtu do të pozicionohet në hartën e qyteteve arkeologjike në rajon. Darko Stojanoviq, këshilltar i Kryetarit të komunës së Beranes, shpjegon se ky është një nga një seri projektesh tjerë që janë financuar nga Delegacioni Evropian, dhe të cilat po zbatohen në Berane.
“Në periudhën e mëparshme kemi zbatuar shumë projekte të rëndësishme që financohen nga Bashkimi Evropian. Këtu po shtojmë edhe këtë projekt të rëndësishëm ndërkufitar në fushën arkeologjisë dhe turizmit” – thotë Stojanoviq.
Drejtori i Muzeut Polimje, Violeta Folic, pohon se ky është projekti i vetëm i këtij lloji në Mal të Zi, lidhur me konservimin dhe hulumtime arkeologjike, dhe se ai financohet nga fondet evropiane.
Ajo kujton se qytete të ngjashme të fortifikuara u zbuluan më parë, ndër të cilat janë Gradac në Budimlje, qyteti Peqina në grykën Radmanska afër Petnjicës, qyteti Bihor, Samograd në fshatin Brzava pranë Bijello Poles, akoma ende arkeologjikisht i paprekur Gradac mbi Godocel pranë Petnjicës, Gradac në Crnça pranë Bijello Poles, qyteti i Jerinës në Plavë, Gradina mbi fshatin Shabotiqi dhe dy të tjera në komunën e Bijello Poles, Gradina në Koritimë dhe Gradina mbi fshatin Musliq.
“Tumbarica apo qyteti Tumba në Donja Rzhanica është vetëm një prej tyre”, thotë drejtoresha e Muzeut të Polimjes.
Shefi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhjak Konstantin Dojiq, thekson se ky është projekti i katërt i zbatuar nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Këto zbulime arkeologjike janë të rëndësishme jo vetëm për Polimlje, por për të gjithë vendin dhe kanë zhvendosur njohuritë e mëparshme shkencore lidhur me kulturat në këtë rajon.
Në dritën e këtyre fakteve, projekti ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, me titull “Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit”, që u prezantua këto ditë në fshatin Berane të Donja Rzanicës, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, si dhe për mirëkuptimim të ndërsjellë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve.
Për më shumë informacion, klikoni në këtu.
Burimi: Monitor