Në datë 22 tetor të vitit 2020, në sallën e bashkisë Malësi e Madhe u mbajt një konferencë me rastin e përmbylljes së aktiviteteve të projektit Ishujt e gjelbërt. Projekti me kohëzgjatje 30 muaj, u zbatua në zonën e komunes së Beranes (Mal i Zi) dhe bashkisë Malësia e Madhe (Shqipëri), nga një konsorcium përfituesish i përbërë nga komuna Berane dhe Caritas i Malit të Zi në anën e Malit të Zi dhe VIS Albania dhe bashkia Malësia e Madhe nga ana shqipëtare. Qëllimi i projektit ishte mbrotja e mjedisit në zonat synuara, rritja e kapaciteteve të punonjësve nga insitutcionet publike dhe krijimi i një sistemi efiçent dhe të integruar të grumbullimit të mbetjeve.
Në fjalën përshëndetëse, Lisjana Çukaj, përfaqësuese e bashkisë Malësi e Madhe, tha që ky projekt ishte shumë efiçent dhe që ndërgjegjësimi për ndarjen e mbeturinave po bëhej për herë të parë në bashkinë Malësi e Madhe. Ajo gjithashtu informoi të pranishmit që kontenierët për grumbullimin selektiv të mbetjeve ishin instaluar në 8 ishuj ekologjik (të gjelbërt) dhe 58 kontenierë me kapacitet 1100 litragrupe në të gjithë territorin. Ajo theksoi që bashkia Malësi e Madhe është në përputhshmëri me prioritetet e qeverisë dhe që projekti ka krijuar poashtu edhe mundësi bashkëpunimi me komunitetin dhe shkollat.
Të njëjtat aktivitete dhe prokurime janë zbatuar edhe në Mal të Zi, në komunen e Beranes. Anna Carboni, përfaqësuese e VIS Albania tha që funksionimi i duhur i sistemit të grumbullimit selektiv të mbetjeve kërkon shumë përkushtim nga ana e komunitetit dhe aktorëve të përfshirë dhe që pas këtij projekti menaxhimi efiçent i grumbullimit të mbetjeve në bashkinë Malësia e Madhe është funksional. VIS ka insistuar në bashkëpunimin me institucionet për ndarjen dhe grumbullimin e mbetjeve në bashkinë Malësi e Madhe, duke deklaruar që zhvillimi i turizmit në zonë kërkon angazhimin e qytetarëve në mbrotjen e mjedisit, jo vetëm si kërkesë ndaj institucioneve por edhe ndaj vet familjeve në komunitetet respektive.
Në fjalën e saj, Sonila Kocli, koordinatore e projektit Ishujt e gjelbërt, prezantoi rezultatet e arritura nga projekti në të dy anët e kufirit. Ajo shpjegoi për të pranishmit që për arsye të pandemisë COVID 19 partnerët nga ana e Malit të Zi nuk paten mundësi të marrin pjesë në konferencen përmbyllëse. Gjithashtu, ajo tha që angazhimi i komunitetit dhe bashkisë Malësi e Madhe për menaxhimin e mbetjeve dhe ndarjen në burim të mbetjeve duhet të vazhdojë, duke vënë theksin tek edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës nga aspekti i përfitimit nga procesi i riciklimit, i cili sjell jo vetëm ndikim pozitiv mjedisor mbi shëndetin e njerëzve por edhe përfitim ekonomik.
Inxhinieri i mjedist në sektorin e shërbimeve publike në bashkinë Malësi e Madhe, Kledis Kukaj, tha që menaxhimi i mbetjeve është prioritet i bashkisë dhe që ky është ndër të parët raste kur zbatohet ndarja e mbetjeve në dy kategori (të thata dhe të lagura) nëpërmjet përfshirjes së 1000 familjeve në Malësi të Madhe, me qëllim shtrirjen në të tjera territore, për të ecur gradualisht drejt sistemit me dy kosha, siç parashikohet në strategjinë e menaxhimit të mbetjeve.
Gjatë takimit u konkludua se nëpërmejt këtij projekti është përmirësuar mbrotja e mjedisit në zonën e synuar dhe që është bërë progres i dukshëm në të dy komunat/bashkitë sa i përket sistemit të integruar të grumbullimit të mbetjeve.