Projekti Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufinj i ka përfunduar aktivitetet e tij. Një nga aktivitetet e fundit të zbatuara ishte mbështetja për Shërbimin Metrorologjik. Si pjesë e zbatimit të projektit, Prefektura Shkodër, mbështeti Shërbimin Metrorologjik Ushtarak me pajisje të reja metrorologjike dhe me “Sistemin për Njoftim të Hershëm”. Sot Shërbimi Metrorologjik në Shkodër numëron dy stacione sinoptike, të instaluara në stacionin rajonal të Grudës, në Shkodër dhe në atë të Gjadrit në Lezhë, dhe dy hidro stacione të instaluara në lumin Buna dhe Drin, duke siguruar kështu mbulim të rajonit verior të Shqipërisë.
Falë pajisjeve teknologjike, stacionet mund të transmetojnë të dhënat e mbledhura nga programet e tyre në kohë reale, duke mundësuar parashikimin e motit në kohë të shkurtër, të mesme dhe të gjatë nga meteorologjistët.