Strukturat operative të programit, Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Autortiteti konktraktues (CFCU i Malit të Zi) dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit, kanë organizuar konferencën solemne më 18 mars të vitit 2019 me rastin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozime në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Konferenca u hap nga Zëvendës Kryenegociatorja dhe Koordinatorja Kombëtare e IPA, Ivana Glisheviq Djuroviq, e cili theksoi se Thirrja e Dytë do të jetë e hapur deri më datën 27 Maj të vitit 2019 për projekt propozime që duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e burimeve natyrore në zonat e liqenit dhe maleve dhe forcimin e punësueshmërisë dhe përfshirjes sociale. Ajo vlerësoi se bashkëpunimi cilësorë midis dy vendeve rezultoi në kontraktimin e tetë projekteve me vlerë prej 3.2 milion euro në kuadër të Thirrjes së Parë për dëgimin e projekt-propozimeve, të cilët kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e programit duke ndikuar në fushën e promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtjes së mjedisit, si dhe punësimit. Glisheviq Djurovic u rikujtoi pjesëmarrësit se brenda thirrjes së parë janë dërguar gjithsej 82 projekt- propozime, me 9 herë më shumë fonde të kërkuara sesa ishin në dispozicion, gjë që tregon nevojën dhe interesin e përfituesve potencialë në të dy anët e kufirit për të zbatuar së bashku projekte që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë e jetës së njerëzve në zonën kufitare, që është gjithashtu një nga qëllimet kryesore të programit.
Zëvendësministri për Evropën dhe punët të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sokol Dedja theksoi se programi po zbatohet me shumë sukses dhe shprehu besimin se projektet e ardhshme do të kontribuojnë me rezultate konkrete, të cilat janë rëndësishme për jetën e qytetarëve në zonën kufitare. Përveç kësaj, ai theksoi se është shumë e rëndësishme për të forcuar partneritetet ndërmjet njerëzve dhe institucioneve në zonën kufitare.
Në emër të Autoritetit Kontraktues, Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshes se Drejtorisë së Financave dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE-së nga Ministria e Financave të Malit të Zi, Marija Vukçeviq, theksoi se kjo është tashmë thirrja e katërt në kuadër të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar nga perspektiva financiare e IPA II, e cila zbatohet përmes menaxhimit indirekt të fondeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që roli i Autoritetit Kontraktues ushtrohet nga Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE-së brenda Ministrisë së Financave dhe kjo Thirrje poashtu do të zbatohet në mënyrë të pavarur nga institucionet e sistemit, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Evropian. Ajo gjithashtu theksoi gatishmërinë e plotë për të ndërtuar një partneritet me aplikantët dhe përfituesit e ardhshëm, me qëllim të absorbimit sa më të mirë të fondeve në dispozicion dhe me qëllim për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë në fushat e mbuluara nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar.
Donnata von Sigsfeld, Menaxhere Programi për Bashkëpunim Territorial në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Malin e Zi, tha se bashkëpunimi rajonal është lartë në agjendën e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Mali i Zi është shumë i suksesshëm në menaxhimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe se ka treguar kapacitete të konsiderueshme në menaxhimin e programeve të cilat janë nën menaxhimin indirekt.
Pas fjalimeve hyrëse, shefja e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Sanja Todoroviq, prezantoi qëllimet e Thirrjes së Dytë, shumat në të cilan në dispozicion, si dhe rregullat e përgjithshme për dorëzimin e projekteve nga përfituesit potencialë.
Në konferencë morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, ndër të cilët ishin përfaqësues të komunave, institucioneve dhe ndërmarrjeve nacionale dhe lokale, institucioneve arsimore, përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të strukturave operative të programit nga Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues të mediave.
Brenda Thirrjes së Dytë për Propozime, aplikantët potencialë do të jenë në gjendje të dërgojnë projekt-propozime në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e punësimit. Shuma indikative e dedikuara për Thirrjen e Dytë arrijnë në 2,890,000.00 euro.
Kliko këtu për më shumë informacion lidhur me Thirrjen e Dytë.