Sekretariati i Përbashkët Teknik organizoi një seminar ndërkufitar për gazetarët në kuadër të Programit Mali i Zi – Shqipëri me mbështetjen e Strukturave Operative të Programit, Ministrisë së Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministrisë së Financave të Malit të Zi – CFCU dhe Agjencisë Shtetërore për Planifikimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës të Republikës së Shqipërisë. Punëtoria u mbajt më 24 qershor 2022 dhe përfshinte vizitën e projekteve që ishin/janë duke u zbatuar në komunat e Beranës dhe Petnjicës. Gazetarët u shoqëruan gjatë aktivitetit promovues nga Sanja Todoroviq, udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe Nikolla Gjonoviq, Zyrtar i Projektit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik. Për të promovuar rezultatet e projekteve të financuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi – Shqipëri, punëtoria u organizua si një turne promovuese për gazetarët nga Mali i Zi që u mundësoi atyre të vizitojnë projektet dhe arritjet e tyre në terren dhe të diskutojnë me aktorët e projektit dhe përfituesit përfundimtarë për rëndësinë e këtij projekti, bashkëpunimin ndërkufitar dhe mbështetjen e BE-së për komunitetet lokale.
Gjatë punëtorisë, gazetari pati mundësinë të vizitojë rezultatet që janë arritur në kuadër të projekteve të kontraktuara në kuadër të Thirrjes së I-rë dhe II-të në kuadër të Programit: Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit; Ruajtja e peisazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi; Kuzhina lokale si ofertë turistike e rajonit ndërkufitarë; dhe Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës.
Në Muzeun e Polimjes, gazetarët patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën muzeale, ku janë ekspozuar artefaktet nga lokaliteti arkeologjik Donja Ržanica. Artefaktet që tani u bënë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut u gërmuan si pjesë e Rritja e bashkëpunimit – Nga antikitetet Kristiane drejt përmirësimit të Turizmit. Për më tepër, gazetarët patën mundësinë të dëgjojnë nga drejtoresha e muzeut, znj. Violeta Foliq, arkeologu ekspert dhe kuratori i muzeut, z. Predrag Lutovac dhe kryetari i Komunës së Beranës z. Vuko Todoroviq. Konkluzionet e nxjerra nga bashkëbisedimi ishin se fondet e BE-së të investuara në veri dhe për bashkëpunim ndërkufitarë kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit në Komunën e Beranës dhe në valorizimin e trashëgimisë kulturore në rajon. Pas kësaj, të pranishmit vizituan lokalitetin arkeologjik Tumbarice në Rzhanica dhe patën mundësinë të shohin vendndodhjen e gërmuar dhe mbetjet e qytetit Tumba.
Pas vizitës në lokacionin në Tumbarice, gazetarët patën mundësinë të vizitojnë edhe Etno dhomën që u rinovua si pjesë e projektit Ruajtja e peisazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe të intervistojnë përfaqësuesen e Agjencisë për Zhvillimin Rajonal në Bjelasica, Komovi dhe Prokletije, znj. Radojka Shqekiq dhe diskutuan për trashëgiminë kulturore të zonës dhe vlerën e shtuar që i sjell turizmit rural. Për më tepër, u theksua rëndësia e mbështetjes së familjeve rurale dhe përpjekjeve të tyre për të qëndruar në veri të Malit të Zi dhe për të punuar me familjet e tyre.
Pas një pushimi të shkurtër, udhëtimi vazhdoi drejt shtëpisë rurale të familjes Klajiq që janë përfituese të projektit Kuzhina lokale si ofertë turistike e rajonit ndërkufitarë. Në shtëpinë e tyre, gazetarët patën mundësinë të bisedojnë me familjen Kljajić dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe përfitimet e turizmit rural dhe rolin e rëndësishëm që luan për familjet që jetojnë në zonë.
Në fund, gazetarët u pritën nga Ziko Aliloviq, sekretar i Komunës së Petnjicës. Me gazetarët u diskutua për rëndësinë e fondeve të BE-së për sektorin e punësimit në Petnjicë dhe ndikimin e projektit Të Rinjtë Malazez dhe Shqiptarë për kulturën e Lule Mjedrës tek përfituesit, pasi si pjesë e projektit u krijuan 20 plantacione të reja me mjedra.
Pas intervistës, pjesëmarrësit vizituan plantacionin e mjedrave të njërit prej përfituesve, folën për përfitimet që ka popullata vendase nga kultivimi i mjedrës dhe diskutuan për mundësitë e përmirësimit të plasimit të produkteve.