Gjatë shtatorit të vitit 2022, janë organizuar dy aktivitete për ngritjen e kapaciteteve për stafin e strukturave operative (Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi – Drejtoria për Financa dhe Kontraktimi e Fondeve të BE-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës së Republikës së Shqipërisë) dhe Sekretariatit të Përbashkët Teknik të IPA Programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi-Shqipëri dhe Mal i Zi-Kosovë 2014-2020.
Trajnimi i parë mbi Vlerësimin e Thirrjeve për dërgimin e projekt-propozime u organizua dhe u mbajt në datat 7 dhe 8 shtator në Shkodër (Shqipëri), gjatë të cilit 19 pjesëmarrës patën mundësinë të fitojnë njohuri mbi procesin e vlerësimit. Trajnimi kishte për qëllim arritjen e një kuptimi të zgjeruar të dispozitave të Thirrjes për dërgimin e projekt-propozime me theks të veçantë në përzgjedhjen e koncepteve dhe aplikimeve të plota. Përveç përfaqësuesve të strukturave operative dhe SPT-së, në trajnim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Trajnimi u zbatua nga eksperti i CBIB+, z. Enrique Aguado Asenjo.
Trajnimi përfshinte aspektin teorik, praktik dhe punë në grupe. Pjesëmarrësit morën njohuri dhe informacion se si të adresojnë praktikisht problemet me të cilat ballafaqohen komitetet e vlerësimit gjatë vlerësimit të Thirrjes për dërgimin e projekt-propozime në hapat 1 “vlerësimi i koncepteve” dhe 2 “vlerësimi i aplikimeve të plota”. Përveç kësaj, atyre iu ofruan këshilla profesionale se si të adresojnë çështjet delikate në komunikimin me aplikantët (p.sh. sqarimet) dhe se si të plotësojnë tabelen e vlerësimit për konceptet dhe aplikimet e plota brenda këtyre dy Programeve.
Aktiviteti i dytë për ngritjen e kapaciteteve, Trajnimi mbi Parregullsitë dhe Riskun, u organizua më 14 dhe 15 shtator në Prishtinë (Kosovë) dhe në të morën pjesë 19 pjesëmarrës. Trajnimi për parregullsitë dhe riskun u mbajt me qëllim përforcimin e kapaciteteve të strukturave operative dhe SPT-së lidhur me parregullsitë dhe menaxhimin e riskut në lidhje me projektet e financuara nga BE në kuadër të Programeve në përputhje me rregullat, standardet dhe procedurat e BE-së. Trajnimi u mbajt nga dy ekspertë, znj. Mirjana Juriq, Shefe e Shërbimit AFCOS në Ministrinë e Financave të Kroacisë dhe znj. Ana Srdiniq-Kovaçiq, Shefe e Departamentit për Auditimin e Operacioneve në kuadër të Agjencisë për Auditim të Sistemit të Zbatimit të Programeve të Bashkimit Evropian (ARPA) të Kroacisë.
Gjatë trajnimit dyditor pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri dhe të shkëmbejnë përvojë dhe të diskutojnë për menaxhimin e riskut dhe parregullsive, instrumentet dhe metodat për zbulimin e parregullsive, mënyrat e raportimit për parregullsitë dhe rikuperimin e dëmit të shkaktuar, dyshimin për mashtrim dhe zbulimin e tij, kryerjen e auditimit, verifikimit dhe kontrolleve. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacion për të kuptuar konceptin, funksionimin dhe rolin e AFCOS (Shërbimi i koordinimit kundër mashtrimit) dhe OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), si dhe të dëgjojnë shembuj nga Kroacia nga periudha e procesit të aderimit dhe nga periudha që kur janë anëtarësuar në BE.