Organizata nacionale turistike e Malit të Zi prezentoi projektin “Klaster inovativ për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në turizmin ndërkufitar”, “INNOTURCLUST”, i zbatuar në kuadrin e Programit IPA 2 Shqipëri-Mali i Zi-Itali. Qëllimi i këtij projekti, siç thuhet, është përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi përmes krijimit të klasterave inovative për turizëm. Ky bashkëpunim ndërkufitar është përqendruar në integrimin dhe trajnimin e subjekteve afariste lokale për të përmbushur kërkesat e tregut ndërkombëtarë turistik. Partnerët e projektit, përveç ONT të Malit të Zi, janë Dhoma e Tregtisë në Lecce, e cila është gjithashtu bartëse e projektit, Universiteti Salento, Agjencia e Mikpritjes dhe Turizmit Termoli, Agjencia Kombëtare Turistike e Shqipërisë dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë, ndërsa vlera totale e projektit që do të zbatohet në dy vitet e ardhshme është 882,743 euro.
Përveç projektit “INNOTURCLAST”, Organizata turistike e Malit të Zi është e përfshirë si partner edhe në zbatimin e dy projekteve të tjera.
Projekti “Ndërtimi i markës ADRION në turizëm: të kënaqë të gjitha pesë shqisat ADRION 5 SENSES”, ku Organizata turistike e Malit të Zi është partneri i vetëm nga Mali i Zi, synon të promovojë ADRION markën në turizëm duke kënaqur të pesë shqisat e turistëve.
Një projekt tjetër “Kuzhina lokale si ofertë turistike e rajonit ndërkufitar”, nga programi IPA ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri, planifikon të rrisë konkurrencën e sektorit të turizmit përmes valorizimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore duke përfshirë gastronominë lokale në ofertën e përgjithshme turistike të zonës ndërkufitare.
Në këtë projekt partnerët nga Mali i Zi janë Agjencia e Zhvillimit Rajonal në Bjelasica, Komovi dhe Prokletije dhe Organizata nacionale turistike e Malit të Zi.
Shkarkuar nga portali Aktuelno.me.