Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë me mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit organizojnë një konferencë solemne të hënën më 18 mars 2019 me rastin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për projekt-propozime në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Konferenca solemne do të hapet me fjalime hyrëse të:
- Ivana Glišević Đurović, Zëvendëse e Kryenegociatorit dhe Koordinatore Kombëtare e IPA-s, Zyra për Integrime Evropiane, Qeveria e Malit të Zi;
- Sokol Dedja, zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë;
- Marija Vukčević, Ushtruese e detyrës së Drejtoreshes se Drejtorisë së Financave dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE-së, Ministria e Financave e Malit të Zi;
- Donata von Sigsfeld, Menaxhere Programi për Bashkëpunimin Territorial, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi;
Pas fjalimeve hyrëse, Sekretariati i Përbashkët Teknik do të prezantojë Thirrjen e Dytë për dorëzimin e projekt-propozimeve.
Konferenca do të mbahet në hotel Ramada, me fillim në ora 11:00.
Ftojmë mediat të ndjekin konferencën.