Strukturat Operuese të Programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, me datë 17 Maj 2018 organizojnë Konferencën solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 në Hotelin Rozafa në Shkodër me fillim në ora 12:00.
Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit e sturkutrave operative të programit nga Mali i Zi dhe Shqipëria, përfaqësues të institucioneve dhe pushteteve lokale nga Mali i Zi dhe Shqipëria, përfituesit e projekteve, shoqerisë civile dhe medieve.
Hapja e konferencës do të bëhet nga Gazmend Barbullushi Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e jashtme të Republikes së Shqipërisë, Ivana Glisheviq-Gjuroviq, shefja e Strukturës Operative të Malit të Zi, Bojan Paunoviq, drejtori i përgjithshëm i për financimin dhe kontraktimin e fondeve të BE-së (CFCU) në Mal të Zi, dhe Donata von Sigsfeld, udhëheqëja e programit për bashkëpunim teritorijal në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.
Ttë pranishmit do të informohen për projektet e përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 dhe për aktivitetet që do të zbatohen brenda këtyre projekteve në 36 muajt e ardhshëm.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.