Ministria e Financave dhe Ministria e Çështjeve Evropiane, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, nesër – më 23 mars, me fillim nga ora 9:00, organizojnë konferencë për shtyp me rastin e hapjes së Thirrjes së 4-të për Projekt-Propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri 2014- 2020 në Shtëpinë Evropiane (Sheshi Argentina 4, Podgoricë).
Në konferencë folës do të jenë:
- Milena Zhizhiq, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Evropiane
- Bojan Vujoviq, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Fondet Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane – Shef i Strukturës Operative
- Jelena Davidoviq, Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të BE-së
- Liselotte Isaksson, Zëvendës Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi
Objektivi i Thirrjes për Projekt-Propozime është të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet vlerësimit të potencialit të tyre turistik, si dhe zhvillimit ekonomik ekologjikisht të qëndrueshëm, duke respektuar trashëgiminë e tyre të përbashkët kulturore dhe natyrore. Ky program shërben si një kujtesë e rëndësishme për të nxitur vlerat e përbashkëta evropiane të besimit, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit.
Ftojmë mediat të pasqyrojnë këtë ngjarje.
Shërbimi i marrëdhënieve me publikun
Ministria e Financave dhe Ministria e Çështjeve Evropiane