Me rastin e shpalljes së thirrjes se parë për projekt-propozime në kuadër të programit Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020 u organizua një konferencë në Podgoricë.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga :
- Sekretari i Shtetit për Integrimin Europian dhe Kordinatori Kombëtar për programet IPA, Ambasadori Aleksandar Andrija Pejović
- Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Malin e Zi, Ambasadori Mitja Drobnič
- Drejtori i Përgjithshëm i Bashkpunimit Territorial në Ministrinë e Integrimit të Republikës së Shqipërisë, Ana Xhilaga
- Drejtori i Përgjithshëm për Drejtorinë e Financës dhe Kontraktimit për fondet e Asistencës së BE nga Ministria e Financës së Malit të Zi, Marija Radenović.
Duke hapur punimet e kësaj konference, Ambasadori Pejović kujtoi bashkpunimin e sukseshëm ndërmjet dy vendeve gjatë perspektivës financiare IPA 2007-2013. Ai vuri në dukje që bashkpunimi filloi në vitin 2008 dhe si pjesë e tre thirrjeve të organizuara në këtë program, 24 projekte me vlerë afërsisht 6 milion euro u zbatuan me sukses.
Ai theksoi rëndësinë strategjike të projektit për rikonstruksionin e pikës së kalimit kufitar të Hani Hoti – Božaj dhe ndërtimin e pikës së re të kalimit kufitar në Grabon – Zatrijebačka Cijevna me vlerë prej 3.6 milion euro. “Zbatimi i programit Shqipëri-Mal i Zi 2007-2013 ka kontribuar në afrimin e njerëzve dhe institucioneve të zonave kufitare më pranë njëri-tjetrit dhe ka ndërtuar një platformë për bashkpunim afatgjatë në fushat e shkëmbimit kulturor, përkthimeve, etnografisë dhe të tjera. Intensifikimi i bashkpunimit ekonomik nëpërmjet aksioneve konkrete në mbrojtjen e ambientit, ka ndikuar në përmirsimin e mbrojtjes së ekosistemeve të ndryshme, detit, liqenit, lumenjve dhe maleve të cilët formojnë një zonë unike në kuptimin ekologjik, të biodiversitetit dhe habitateve˝ tha Ambasadori Pejović. Ai nënvizoi pritshmëritë që bashkpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst ai informoi publikun që resurset e dispsonueshme brenda perspektivës financiare 2014-2020 të BE arrijnë deri në 12 milion euro, nga të cilat 2.89 milion euro do të alokohen për të finacuar projektet nga thirrja e parë.
Ai gjithashtu vuri theksin që akivitetet e projekteve nën këtë thirrje ashtu sikurse i gjithë programi Mal i Zi-Shqipëri synon përmirësimin e standartit të cilësisë së jetës në zonën e programit nëpërmjet valorizimit të potencialeve turistike dhe një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.
Në vijim ai vuri në dukje se thirrja e parë për propozime do të mbështesë projekte që do të zbatohen brenda tre prioriteteve tematike të programit : Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashigimisë natyrore; mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; promovimi i punësimit, levizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit. Të gjitha aktivitete e këtyre projekteve do të zbatohen brenda zonës së lejuar të programit ku përfshihen: 12 bashki në Malin e Zi Andrijevica, Berane, Petnjica, Plav, Guci, Rozaje, Podgorica, Cetinje, Danilovgrad, Budva, Bar and Ulqin, 2 qarqe në Shqipëri: Shkodra, Lezha bashkë me bashkinë e Tropojës.
Drejtori i Përgjithshëm i Bashkpunimit Territorial në Ministrinë e Integrimit të Republikës së Shqipërisë, Ana Xhilaga theksoi se objektivi i përgjithshëm i programit BNK IPA ndërmjet Malit të zi dhe Shqipërisë është të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të nxisë zhvillimin socio-ekonomik të zonave ndërkufitare.
Shpallja e thirrjes për projekt-propozime është një mundësi e mirë që të gjithë të kontribuojnë në përmirsimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës në zonat kufitare nëpërmjet përgatitjes së projekt-propozimeve dhe bashkpunimit të sukseshëm me përfituesit shqiptar.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Malin e Zi, Ambasadori Mitja Drobnič, theksoi se bashkpunimi rajonal renditet shumë lart në axhendën e zgjerimit të BE dhe që BE, duke patur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nevojës së bashkpunimit ndërkufitar, ka miratuar 11 programe bilaterale BNK në rajon për përiudhen 2007-2013.
Drejtori i Përgjithshëm për Drejtorinë e Financës dhe Kontraktimit për fondet e Asistencës së BE nga Ministria e Financës së Malit të Zi, Marija Radenović, shpjegoi për të pranishmit që kjo ishte thirja e parë në kontekstin e bashkpunimit ndërkufitar që Mali i Zi po e zbaton në mënyrë të pavarur, me mbështetjen e aktorëve kyç të sistemit dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni i BE. Ajo vuri në dukje që aplikantët do të kenë mundësi të aplikojnë për një grant që varion nga shuma100,000 deri në 500,000 euro, në varësi të prioritetit tematik ku përfshihet aplikimi i tyre. Kjo shumë përfaqson 85% të totalit të kontratës ndërkohë që vetë aplikanti ka detyrim të kontribuoj me një minimum prej 15% si bashkfinancim.