Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë, u janë organizuar Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve në Shkodër dhe Podgoricë. Evenimenti është organizuar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithësejt 142 përfaësues të komunave, organizatave jo-qeveritare, institucioneve arsimore dhe institucioneve tjera nga të dy vendet.
Qëllimi i ngjarjes ishte informimi i pjesëmarrësve rreth IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, parimeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe përmbajtjes së përgjithshme të paketës së aplikimit. Për më tepër, pjesëmarrësit morën pjesë në punëtori tematike varësisht nga interesi i tyre, gjë që iu mundësoi atyre të ndajnë idetë e projektit, të identifikojnë partnerët potencialë, të shkëmbejnë kontakte dhe të krijojnë bazat për partneritete potenciale në të ardhmen me aplikantë potencialë nga ana tjetër e kufirit. Prioritetet tematike të programit të shqyrtuara nga partnerët dhe të cilat do të mbulohen në Thirrjen e Dytë për project- propozime, në përputhje me Programin e Punës të publikuar më pare, janë:
- 2: Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;
- 3: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufiri.
Vërejtje:
Nëse jeni duke kërkuar partner për projekt, ju lutemi të vizitoni mjetin tonë për kërkimin e partnerëve: https://www.cbc-mne-alb.org/partner-search/