Në mënyrë ceremoniale, me datë 17 Maj 2018 në Shkodër, u shpallen rezultatet dhe fillimi i zbatimit të 8 projekteve të përzgjedhura në kuadër të thirrjes së parë të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri 2014-2020, për të cilët janë dedikuar 2,7 milion euro nga fondet e BE-së.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gazmend Barbullushi, vlerësoj se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bashkëpunim cilësorë. Duke falenderuar Strukturën Operuese të Malit të Zi, Sekretariatin e Përbashkët Teknik dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi për përpjekjen e përbashkët që rezultoi në kontraktimin e suksesshëm të 8 projekteve në kuadër të Thirrjes së Parë, shtoj se, “Jam i sigurt që projektet do të sjellin rezultate konkrete për popullatën lokale në fushën e turizmit, kulturës dhe përfshirjes sociale“.
„Me kënaqësi të veçantë, për herë të parë, fillojmë me projektet që do të zbatohen nën menaxhimin indirekt“ u shpreh Ivana Glisheviq Gjuroviq në emër të Struktures Operative të Malit të Zi. Ajo theksoi se Komisioni Evropian ia besoi Malit të Zi menaxhimin e fondeve të Programit dhe se këto janë projektet e para të kontraktuara në kuadrin e programeve bilaterale të IPA II që po zbatohen në menaxhimin indirekt, dhe kjo paraqet një nder të madh dhe afirmimin e rezultateve të mira, si dhe njohjen e pjekurisë dhe përgjegjësisë së Malit të Zi në proceset integruese. Ka shtuar po ashtu që këto 8 projekte, me vlerë mbi 2,7 milion euro do të sjellin rezultate konkrete dhe të dukshme në të dy shtetet, do të vendosin partneritet afatgjatë dhe të qendrueshëm, si dhe do të avancojnë standardin dhe cilësin jetësore të njerëzve në zonën e programit. Ka theksuar edhe që në zbatimin e projekteve do të marrin pjesë 30 institucione partnere, siç janë komunat/bashkitë, institucionet publike, organizatat joqeveritare, dhe që projektet do të zbatohen në 15 komuna/bashki në Mal të Zi dhe Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për financimin dhe kontraktimin e fondeve të BE-së në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, Bojan Paunoviq, ka vlerësuar që bashkëpunimi cilësorë me Strukturat Operuese dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Mal të Zi ka kontribuar që sot të promovohen projektet në kuadër të thirrjes së parë të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi- Shqipëri 2014-2020. Ai i ka informar të pranishmit që janë kontraktuar 8 projekte, me vlerë totale prej 2,7 milion euro, që paraqesin 96% të fondeve të cilat ishin në dispozicion në kuadër të Thirrjes së parë.
Udhëheqëja e programit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi Donata von Sigsfeld vlerësoi të dy vendet, punën e strukturave të tyre operuese dhe Sekretariatin e Përbashkët Teknik dhe vlerësoi se autoriteti kontraktues në Malin e Zi ka punuar shumë në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së propozimeve për financim në kuadër të kësaj thirrje.
Drejtuesja e Sekretariatit të Përbashkët Teknik Sanja Todorović tha se kishte interesim shumë të madh për këtë program dhe se në kuadër të Thirrjes së Parë janë pranuar gjithsej 86 projekteve-ide dhe se janë kërkuar nëntë herë më shumë fonde sesa ishin në dispozicion.
Pas prezantimeve hyrëse, përfaqësuesit e 8 projekteve fituese paraqitën aktivitetet që do të zbatohen brenda këtyre projekteve në 36 muajt e ardhshëm. Në konferencë morën pjesë mbi 100 përfaqësues të institucioneve dhe komunave/bashkive përkatëse nga Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë, përfaqësuesit e projekteve të kontraktuar në kuadër të kësaj thirrje, si dhe përfaqësues të sektorit civil dhe mediave.