Një grup nxënësish nga Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” me 6 dhe 7 qershor 2022 së bashku me mësimdhënësit e tyre, realizuan vizitën kthyese për shkëmbim eksperiencash në Shkollën e Mesme IPSHMK”Vëllazërim-bashkim” Ulqin. Gjatë kësaj vizite nxënësit e dy shkollave prezantuan projektet fituese dhe diskutuan për sfidat dhe pengesat ne hapjen se bizneseve te vogla nga te rinjtë, ndanë mes veti eksperiencat pozitive të përfshirjes ne projekt, ne praktikat mësimore, ndjekja e kurseve profesionale, etj. Edhe mësimdhënësit e të dy shkollave shkëmbyen praktikat e mira që kanë ndërtuar në marrëdhëniet me sektorin e biznesit, në krijimin e platformave mësimore, etj.
Mbahet vizita studimore në Ulqin